Google po përdor AI për të identifikuar shenjat e sëmundjeve dhe përmirësuar kujdesin shëndetësor - Business Magazine Albania

Google po përdor AI për të identifikuar shenjat e sëmundjeve dhe përmirësuar kujdesin shëndetësor

AI

Duke marrë parasysh gjithçka që keni dëgjuar tashmë për AI-në, mund të mos habiteni kur të mësoni se Google është ndër organizatat që ka filluar të përdorë sinjale zanore për të parashikuar shenjat e hershme të sëmundjeve.

Por, si?

Sipas Bloomberg, Google ka trajnuar modelin e tij themelor të AI-së me 300 milion pjesë audio që përfshinin kollitje, të dridhura dhe frymëmarrje të lodhur, për të identifikuar, për shembull, dikë që lufton me tuberkulozin.

 

AI

 

Tanimë, është bashkuar me një kompani indiane, Salcit Technologies, një startup në fushën e kujdesit për frymëmarrjen që përdor AI-në për të integruar atë teknologji në smartphone, ku mund të ndihmojë popullatat me rrezik të lartë në zona me akses të kufizuar në kujdesin shëndetësor.

Lexo edhe: Apple dhe Nvidia mund të jenë investitorët e ardhshëm të mëdhenj të OpenAI

Nuk është hera e parë që Google përpiqet të digjitalizojë shqisat njerëzore. Dega e saj e investimeve ka mbështetur gjithashtu të paktën një startup që përdor AI-në në përpjekje për të zbuluar sëmundjet, në mënyrë inovative.

techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0