Google planifikon të investojë dy miliardë dollarë në qendrën e të dhënave në Poloni - Business Magazine Albania

Google planifikon të investojë dy miliardë dollarë në qendrën e të dhënave në Poloni

Google planifikon të investojë deri në 1.8 miliardë € në një qendër të të dhënave në Poloni për shërbimet “cloud”, vendim që vërteton atë që paralajmëroi Microsoft më herët gjatë vitit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta ekonomike polake “Puls Biznesu”.

I ashtuquajturi “rajoni Google Cloud” në  Varshavë është investimi më i madh në infrastrukturën “cloud” në Poloni”, i tha Puls Biznesu Magdalena Dziewguc, drejtoresha e ”Google Cloud” në Poloni dhe Europën Qendrore dhe Lindore. Dziewguc nuk ka dhënë një shifër të saktë për investimin, por tha se investimi financiar i Google për projektin pritet të jetë midis 1.5 dhe dy miliardë dollarë (1.3-1.8 miliardë euro ) dhe se pritet që qendra e të dhënave të fillojë të veprojë në fillim të vitit të ardhshëm. Polonia, vendi me ekonominë më të madhe në Europën Lindore, tërheq vëmendjen pasi shihet si një qendër rajonale teknologjike.

Gjithashtu edhe ”Microsoft” me seli në SHBA, në muajin maj kishte njoftuar se do të investonte një miliard dollarë në qendrën e të dhënave në Poloni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0