Google Photos e bën më të lehtë importimin dhe organizimin e fotove tuaja - Business Magazine Albania

Google Photos e bën më të lehtë importimin dhe organizimin e fotove tuaja

Google Photos

Gjatë javëve të ardhshme, Google po nxjerr veçori të reja për aplikacionin Photos që mund ta bëjnë më të arritshme detyrën e vështirë të organizimit të fotove që keni realizuar gjatë viteve. Si fillim, gjiganti i teknologjisë po përditëson paraqitjen e aplikacionit në mënyrë që të mund të shfaqësh grupe fotografish si një rrjet ose një listë që mund të filtrosh sipas llojit, përkatësisht albumet, albumet e përbashkëta, të preferuarat dhe files në pajisje. Më pas, në menunë e poshtme, do të gjeni një seksion të ri “import photos” që do t’ju ndihmojë të transferoni foto nga shërbime të tjera, si Facebook dhe iCloud.

Funksioni i ri do të bëjë gjithashtu më të lehtë kopjimin e skedarëve nga një aparat fotografik, si dhe digjitalizimin e imazheve dhe videove të vjetra. Plus, ai ka një funksion për t’ju ndihmuar të skanoni imazhe fizike me telefonin tuaj. Nëse je në Android, do të gjeni gjithashtu seksione më të përcaktuara të shënuara si albume të ndara dhe biseda nën skedën e share. Seksionet do të hyjnë në aplikacionin iOS në të ardhmen e afërt.

Lexoni: Google ngre alarmin. Ja 150 aplikacionet e dëmshme që duhet t’i fshini nga telefoni juaj

Një tjetër përditësim që mund ta bëjë organizimin e imazheve tuaja shumë më të realizueshme është opsioni për të përjashtuar file e pajisjes tuaj nga backup-et. Nëse keni një Pixel ose një pajisje tjetër Android që ruan screenshots në atë file, kjo do të thotë se nuk duhet të kaloni nëpër fotografi të gjërave të rastësishme që keni gjetur në internet ose të transaksioneve bankare dhe të tjera të pagesave.

Google së shpejti do të shtojë një shortcut për screenshots në krye të grid-it kryesor të fotografive për t’ju çuar drejt tyre në rast se zgjidhni të mos bëni backup file e pajisjes tuaj. Dhe së shpejti, do të shihni gjithashtu një karusel sugjerimesh kontekstuale për të kopjuar, bërë cut tekstin dhe kërkuar duke përdorur “Google Lens” sa herë që shikoni një screenshot.

Engadget

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0