Google Maps përfshin Waze - Çfarë risie sjell kjo? - Business Magazine Albania

Google Maps përfshin Waze – Çfarë risie sjell kjo?

Google Maps përfshin Waze - Çfarë risie sjell kjo?

Google Maps ka filluar të shfaqë raporte incidentesh nga Waze gjatë navigimit. Përveç kësaj, aplikacioni përfshin mundësinë për të kontribuar duke konfirmuar kushtet e rrugës përmes njoftimeve. Në korrik, Google njoftoi se të dy aplikacionet do të ndajnë të dhëna, duke sjellë më shumë informacione për mbylljen e rrugëve, ndërtimin, kamerat e shpejtësisë dhe praninë e policisë nga Waze në Google Maps.

Sipas raporteve nga 9to5Google dhe Android Authority, gjatë fundjavës, një përdorues në Reddit ndau një ekran që tregonte një njoftim “Policia raportohet përpara”, bazuar në informacionet nga shoferët e Waze. Përdoruesit mund të përditësojnë raportin nëse ende shohin të njëjtën gjë.

Ky është raporti i parë që shohim për këtë veçori të zbuluar në përdorim, por me siguri nuk do të jetë i fundit. Kur Google shpalli veçorinë, Can Comertoglu, menaxheri i projektit për Maps dhe Waze, i tha The Verge se, pavarësisht bashkimit të ekipeve, aplikacionet do të funksionojnë veçmas. Ai shtoi se kontribuesit e Waze preferojnë disa funksione të këtij aplikacioni krahas Google Maps, dhe kjo është gjithashtu e vërtetë anasjelltas.

Lexo edhe: 6 biznese që mund të hapni sot pa ASNJË qindarkë!

THE VERGE

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0