Google i kthen 100,000 dollarë 12 vjeçarit që i shpenzoi gabimisht në AdWords - Business Magazine Albania

Google i kthen 100,000 dollarë 12 vjeçarit që i shpenzoi gabimisht në AdWords


Fama erdhi me një çmim për djalin spanjoll, i cili gabimisht harxhoi rreth 100,000 euro në tarifa reklamimi në Google, ndërkohë që po përpiqej të përhapte bandën e tij muzikore online.

Por kompania e kërkimit tha se do të hiqte dorë nga fatura pasi kuptuan se 12-vjeçari vetëm kishte bërë një “gabim” të kushtueshëm.

Në Gusht, Jose Javier krijoi një llogari në AdWords, një shërbim paguaj-për-klikim i Google që vendos reklama mbi rezultatet e kërkimit dhe në site të tjera. Klienti jep informacionin e kartës së tij të kreditit dhe paguan vetëm kur dikush klikon lidhjen.

Javier – prindërit e të cilit kishin hapur një llogari kursimi në emrin e tij – dha informacionin e tij bankar duke menduar se do të fitonte para nga reklamat në website-in e tij të bërë vetë.

Kompania e kuptoi se “gjithçka ishte një gabim dhe se e bëri pa u menduar”, tha një folëse për Google të mërkurën. Në deklaratë kompania tha se do të hiqte dorë nga fatura e djalit.

 

burimi: Pc-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0