Google i jep fund hapësirës falas për ruajtjen e fotografive - Business Magazine Albania

Google i jep fund hapësirës falas për ruajtjen e fotografive

Është e natyrshme që njerëzit të acarohen kur çmimet rriten. Kur një kompani e madhe luan me çmimet, është një moment për të reflektuar nëse është një shenjë e fuqisë së shfrenuar. Google u përball me ankesa të shumta të mërkurën, kur kompania njoftoi që Google Photos, shërbimi i saj dixhital i ruajtjes së fotografive, nuk do të ofronte më hapësira ​​ falas dhe të pakufizuar për ruajtjen e fotografive . Pas qershorit 2021, fotografët e apasionuar duhet të paguajnë Google për ruajtjen e fotove.  E gjithë historia është shembulli tipik i një ‘’kurthi’’. Google ofroi diçka falas, i bëri njerëzit të fiksoheshin dhe pastaj vuri ne funksion arkën e parave. (Në fakt nuk ka qenë kurrë falas – Google përdor fotot tona për të trajnuar sistemet e saj të softuerit.)

LEXO:Qeveria amerikane padit Google, ka shkelur ligjin e konkurrencës

Nga njëra anë, është e vështirë të ankohesh kur një kompani kërkon te fitoje te ardhura për të mirëmbajtur një produkt të mirë. Por një nga pyetjet e mëdha në lidhje me gjigandët e teknologjisë si Google është nëse vendimi që në fund të fundit ishte i pashmangshëm dhe i natyrshëm, është në fakt një reflektim i fuqisë së tyre të pakontrolluar. Ekspertja eDina Srinivasan antitrustit Dina Srinivasan publikoi një kërkim provokues vitin e kaluar, që sugjeronte që Facebook dikur kishte insistuar për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë së njerëzve – të paktën ndërsa kompania kishte konkurrencë. Sapo rivalët e rrjetit social si Myspace u bënë të parëndësishëm, Facebook mund të injoronte kundërshtimet ndaj mbledhjes së informacionit personal të njerëzve.

Dina Srinivasan
Dina Srinivasan

Ideja kryesore e Srinivasan është se paaftësia e Facebook për të ruajtur të dhënat ishte rezultat i fuqisë së tregut të kompanisë. Dikur ekzistonin aplikacione të mira për ruajtjen e fotografive dixhitale që nuk ishin në pronësi të kompanive gjigande, si Picturelife dhe Everpix. Por është e vështirë të garosh me alternativa falas ose kryesisht falas nga Google dhe Apple.

Edhe nëse njerëzit janë mjaftueshmërisht të zemëruar për të mospërdorur Google Photos, Google dhe Apple kanë shtrydhur ose eliminuar shumë prej alternativave . Tashmë gjigandët kryesisht mund të bëjnë atë që duan me aplikacionet e tyre të fotografive. Gjëja më e keqe është se ne nuk e dimë se cilat ide të mira tek aplikacionet e fotove mund të kemi humbur, sepse pak kompani mund të konkurrojnë me gjigandët që ofrojnë diçka falas. Edhe kur nuk është më falas.

The New York Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0