Google heq informacionin për trafikun në kohë reale në Maps dhe Waze në Izrael dhe Gaza - Business Magazine Albania

Google heq informacionin për trafikun në kohë reale në Maps dhe Waze në Izrael dhe Gaza

maps

Google po çaktivizon kushtet e trafikut të drejtpërdrejtë në Izrael dhe Gaza në aplikacionet e tij Maps dhe Waze. Masa vjen pasi Izraeli pritet të nisë gjerësisht një pushtim tokësor në Gaza.

“Siç kemi bërë më parë në situata konflikti dhe në përgjigje të situatës në zhvillim në rajon, ne kemi çaktivizuar përkohësisht aftësinë për të parë kushtet e trafikut të drejtpërdrejtë dhe informacionin e punës, pa marrë parasysh sigurinë e komuniteteve lokale,”  tha një zëdhënës i Google në një deklaratë.

Zëdhënësi tha se, Google po punon me autoritetet lokale si pjesë e luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk u përgjigjën menjëherë për të komentuar nëse ajo kishte kërkuar kufizimin.

Kjo nuk është hera e parë që Google po ndërmerr një veprim të tillë, pasi  në mënyrë të ngjashme ç’aktivizoi të dhënat e trafikut të drejtpërdrejtë të Maps në Ukrainë vitin e kaluar, në fillimin e luftës Rusi-Ukrainë, sipas Reuters.

 

CNBC.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0