Google hedh syte nga femijet - Business Magazine Albania

Google hedh syte nga femijet


Nje Youtube per femijet, plan me i ri i GoogleNje nder platformat me te fuqishme per shperndarjen dhe shkarkimit te videove ngelet padyshim Youtube. Ne kete program, shikohen çdo muaj mbi 6 miliarde ore video. Madje po ia kalon edhe Facebook-ut si rrjet social, sidomos per te rinjte. Tani si duket Google po kerkon nje menyre tjeter per te rritur numrin e te rinjve ne platformen Youtube.

Flitet se Youtube do te krijoje nje faqe per femijet, qe do te kete programe vetem per femijet poshte moshes 10 vjeç. Edhe pse Youtube ka veçori qe bllokojne videot me permbajtje te papershtatshme per femijet, megjithate filtrat nuk jane 100% te sakta. Nje faqe vetem per femijet ne Youtube do te kishte me shume siguri.

Qellimi i Google-it eshte te krijoje nje zone te sigurt per femijet, ku prinderit mund t’u besojne si videove dhe komenteve ne kete rrjet. ideja e krijimit te nje zone te sigurt duket shume interesante, ku nje prind mund ta lere pa problem femijen e tij. Duket si nje çerdhe virtuale per femijet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0