Google është duke krijuar në fshehtësi një startup online për social-gaming

Google është duke krijuar në fshehtësi një startup online për lojrat


Në fshehtësi të plotë, Google është duke ndërtuar një startup për social-gaming. Kjo, pjesë e përpjekjeve për të krijuar kompani të reja brenda gjigandit të kërkimit në internet.

Themelues dhe bashkë pronari i kësaj kompanie të re të quajtur Arcade është Michael Sayman, sipas njerëzve brenda saj. 21 vjeçari, filloi si një intern pranë Facebook kur ishte 17 vjeç, dhe e la atë për Google 1 vit më parë. Aplikacioni i parë i Arcade, pritet të dalë këtë verë, dhe pritet të jetë në formën e një Trivia.

Një zëdhëndës i Google, konfirmoi egzistencën e Arcade, duke thënë se “ajo është e fokusuar tek mobile gaming me miqtë”, pa elaboruar produkte specifike. “Është një eksperiment i hershëm, kështu që nuk ka shumë detaje për të ndarë”. E gjithë kjo është pjesë e Area 120. Ky divizion ka të bëjë me faktin që punonjës të zgjedhur, mund të punojnë me startupe të vogla që jetojnë brenda Google.

Lojrat e Arcade, nuk kanë lidhje me rrjetet sociale egzistuese. Përdoruesit krijojnë llogari nëpërmjet numrave të tyre të celularit, tha një prej tyre. Google po e konsideron atë si një investim në media sociale, sepse kur një lojë arrin një madhësi të caktuar, ajo është një media sociale, vazhdoi ai.

Google përshkallëzoi ambiciet e saj pas Google Plus, një “klon” i Facebook. Por, ai ishte një dështim. Por kompania ka vazhduar të eksperimentojë me forma të ndryshme rrjetesh sociale. Kjo, për t’i mbajtur njerëzit sa më pranë kompanisë.

Sayman, iu bashkua Google në muajin gusht, fillimisht si product manager për Google Assistant. Pas internshipit pranë Facebook, ai u punësua si inxhinier 1 vit më pas. Më pas, ai punoi si product manager i cili shpesh këshillonte kolegët dhe egzekutivët mbi sjelljet e adoloeshentëve kundrejt teknologjisë.

Si pjesë e Area 120, Sayman merr një buxhet për të punësuar staf dhe për marketing, dizajn dhe financë për të krijuar startup-in e tij me sa më pak risk. Iniciativa të tilla në Google, mund të integrohen me shumllojshmërinë e produkteve të kompanisë mëmë.

Burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0