Google drejt falimentit në Rusi - Business Magazine Albania

Google drejt falimentit në Rusi

Google

Google po dorëzohet në Rusi. Dega e kompanisë amerikane atje ka planifikuar të shpallë falimentin, sepse autoritetet ruse sekuestruan llogarinë e saj bankare. Kjo bëri të pamundur pagesën e nëpunësve dhe furnizuesve. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i shoqërisë.

Sipas raportimeve të Reuters një televizion shtetëror rus kishte thënë një muaj më parë se autoritetet i kishin sekuestruar Google 1 miliard rubla – të barazvlefshme me 15 milion dollarë, por vetë kompania amerikane nuk jep detaje për shifrën e saktë të sekuestruar.

Gjithsesi kjo është kompania e parë teknologjike që ka pranuar se i është sekuestruar llogaria bankare. Në muajin dhjetor të një viti më parë degës së kompanisë në Rusi iu vendos një gjobë prej 134.3 miliard rubla pasi nuk kishte hequr nga platforma e you tube përmbajtje të cilat konsideroheshin të paligjshme nga autoritetet ruse

Dega e kompanisë në Rusi kishte pezulluar pjesën më të madhe të aktiviteteve të saj tregtare në vend, përfshirë të gjithë marketingun pasi autoritetet ruse e akuzuan You Tube, shoqëri e Google, se po përhapte informacione të rreme për të frymëzuar protesta në vend. Google sqaroi se pavarësisht vendimit për të shpallur falimentimin, shërbimet falas si kërkimi, YouTube, Gmail, Maps, Android e Play do të vazhdojnë të funksionojnë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0