Google do të përdorë plotësisht energjinë e rinovueshme në qendrat e saj të operimit - Business Magazine Albania

Google do të përdorë plotësisht energjinë e rinovueshme në qendrat e saj të operimit


Ditën e martë, Google njoftoi se të gjitha qendrat e saj të operimit në mbarë botën do të përdorin 100% energji të rinovueshme në vitin 2017.

Google synon t’a arrijë këtë duke përdorur në shkallë të gjerë infrastrukturën e energjisë diellore dhe të erës. Zëvendës presidenti për infrastrukturën teknike të Google, Urs Hölzle, shkroi në blogun e kompanisë: “Ne filluam blerjen e energjisë së ripërtëritshme për të reduktuar emetimin e karbonit dhe ndryshimet klimatike.”

Kostoja e energjisë së rinovueshme ka zbritur me 80% gjatë gjashtë viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës. Google thotë se kjo është një nga arsyet pse është e lehtë për ta që të kërkojnë një qasje më globale në aplikimin e këtij koncepti.

Tashmë, gjigandi i teknologjisë ka instaluar 20 projekte të energjisë së rinovueshme, dy të tretat e të cilëve janë në gjendje pune në SH.B.A.

google-do-te-perdore-plotesisht-energjine-e-rinovueshme-ne-qendrat-e-saj-te-operimit-business-mag

Google do të jetë kompania më e madhe e teknologjisë, e cila do të përdorë plotësisht energjinë e rinovueshme, por jo e vetmja! Apple gjithashtu ka qenë një blerës i madh i teknologjisë diellore. Kjo kompani madje hapi dhe një degë të quajtur Apple Energy LLC.

Në këtë drejtim, edhe Amazon dhe Facebook kanë bërë disa marrëveshje me prodhuesit e energjisë së erës dhe asaj diellore.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0