Nano Banana e Google është ndoshta gjeneratori dhe editori më i mirë i imazheve me inteligjencë artificiale dhe kompania e di që ka në dorë një mjet shumë të njohur. Aq shumë saqë Google tani po punon për integrimin e Nano Banana në një nga aplikacionet e saj më të njohura; Google Maps. Nëse kjo ju duket pak e çuditshme, nuk jeni vetëm, por me sa duket kjo po ndodh, pasi njerëzit në Android Authority kanë zbuluar disa vargje kodi relevante në versionin më të fundit të Google Maps.
Në rast se po pyesni veten se si do ta përdorni Nano Banana në Maps, me sa duket do t’ju lejojë të krijoni imazhe bazuar në vendet e disponueshme në Street View. Sigurisht, Nano Banana do të jetë në gjendje t’u japë këtyre vendeve një stil të ri argëtues, varësisht nga kërkesa juaj. Kjo ose do të rezultojë të jetë integrimi më i veçantë dhe më pak i përdorur i Nano Banana deri më tani, ose një mënyrë argëtuese për të gjeneruar disa imazhe bazuar në vende të jetës reale.
lexo edhe:Gemini i Google tani krijon muzikë, këngë 30-sekondëshe me një kërkesë të vetme
Do të duhet të presim dhe të shohim se si do të shkojë. Meqenëse disa vargje kodi për të janë tashmë në versionin më të fundit të aplikacionit Maps, supozojmë se nuk do të duhet shumë kohë që kjo veçori e re të publikohet zyrtarisht. Kompania Google ka sjell një përditësim për aplikacionin Maps, i cili sjell disa mjete të reja, përfshirë mundësinë për të kontrolluar disponueshmërinë e karikuesve për automjetet elektrike. Aplikacioni më parë shfaqte vetëm vendndodhjen e karikuesve për automjetet elektrike, por jo nëse ato ishin të lirë. Me fjalë të tjera, ishte plotësisht e mundur të arrinit në një stacion karikimi dhe të gjendeshit përpara një radhë automjetesh elektrike që prisnin të karikoheshin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto