Google Android integron muzikën e YouTube tek Maps - Business Magazine Albania

Google Android integron muzikën e YouTube tek Maps

Lajme të reja për makinat që ofrojnë mundësinë e përdorimit të Android që me përditësimin e Google Maps krijon mundësinë e integrimit të muzikës së YouTube në Maps. Kjo ju lejon të kontrolloni ose të zgjidhni më lehtë aplikacionin që dëshironi pa dalë nga Maps.

Ky lajm është në përputhje me politikën e Google që, duke hequr dorë nga Google Play Music, dhe po i drejton përdoruesit tek YouTube Music. Siç sugjeron revista e specializuar ”Autoevolution”, për të konfiguruar YouTube Music si aplikacionin multimedial të parazgjedhur në Google Maps, duhet të shkoni te menu ku duhet të gjeni një opsion kushtuar këtij qëllimi.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0