Golf 8 vjen në vitin 2017 - Business Magazine Albania

Golf 8 vjen në vitin 2017


VW pati shumë probleme gjatë vitit të kaluar, por vitin e ardhshëm kompania pritet t’i befasojë të gjithë me prodhimin e gjeneratës së 8 të modelit Golf.

Sipas kësaj logjike, në vitin 2017 pritet që VW të lançojë Golf 8. Sipas ‘sekreteve’ që janë zbuluar online nga AutoExpress, Golf 8 do të jetë shumë i ngjashëm me konceptin VW GTI Vision.

Sigurisht, kompletimi i dizajnimit të modelit të ri të Golf është ende larg, por Auto Express thotë se është informuar mirë për këtë model të ardhshëm.

Golf 8 do të jetë shumë i ngjashëm me VW GTI Vision, një koncept ky që ka një pamje me të vërtetë mahnitëse. Shikojeni atë më poshtë!

Golf-8-vjen-në-vitin-2017-business-magGolf-8-vjen-në-vitin-2017-business-magGolf-8-vjen-në-vitin-2017-business-mag

Burimi: gazetaexpress.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0