Globe zyrtarisht një Superbrands! - Business Magazine Albania

Globe zyrtarisht një Superbrands!


Globe zyrtarisht një Superbrands!

Globe nderohet me çmimin ‘’Superbrands’’, si kompania më e mirë në Shqipëri nga autoriteti ndërkombëtar i çertifikimit të markave Superbrands, i cili garanton të identifikojë markat që performojnë dhe janë më të mirat në fushën e tyre.

 

globe-zyrtarisht-nje-superbrands-businessmag

Globe është në treg si lider në inovacion prej tashmë 16 vjetësh , duke tregtuar pajisje elektroshtëpiake dhe elektronike të cilat përmirësojnë jetën tonë të përditshme. Globe operon me një rrjet të madh dyqanesh në gjithë Shqipërinë dhe vjen duke u rritur.

Suksesi i Globe është tek afërsia që kompania ka me klientët, duke ju ofruar shërbim të personalizuar me çmime konkurruese.

globe-zyrtarisht-nje-superbrands-businessmag

 

Vlen të theksohet gjithashtu se Globe, tashmë një lider në tregun shqiptar ka një bashkëpunim të ngushtë me markat më të mira në botë si: Aeg, Electrolux, Zanussi, Samsung, Blanco, Gree Air Conditioner, Siemens, Bosch, Gaggenau, Liebherr, Philips, Hitachi, Panasonic, Faber, Delonghi, Tefal, Rowenta, Wmf, Hurom, Indesit, Ariston, Doogee, Fluo,Dell, HP,etj..

Globe është zgjedhja e parë për shumë klientë të cilët duan të përfitojnë nga ofertat, cilësia e produkteve dhe shërbimeve që kompania mundëson, gjithashtu edhe blerjen e produkteve me 0% interes dhe garanci edhe pas shitjes, duke qenë më pranë nevojave të konsumatorëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0