Studimi i fundit UBS Global Real Estate Bubble Index, CNBC, The Times dhe shumë të tjera tregojnë për vendet më të sigurta për të investuar në prona si shtete, të cilat do vazhdojnë të kenë rritje të çmimeve për shumë faktorë. Nëse shtetet e tjera zënë vendet e para për investime në prona, por jo në aspekte të tjera, në këto studime Dubai zë vendin e parë në shumë aspekte, jo vetëm përsa i përket investimit të sigurt në prona, por dhe për sigurinë e të jetuarit, numër më të lartë turistësh, dhe mbi të gjitha hub i suksesshëm i të bërit biznes.
Zhaklina Rira
Në një botë ku investimi në pronë është bërë një nga temat më të diskutuara dhe tërheqëse për investitorët, tregu i pronave është dhe mbetet tregu më i sigurt në investime, por dhe i ndryshimeve të shpejta. Nga qytetet e zhvilluara të New York-ut dhe Londrës, deri tek qytetet në zhvillim në Dubai dhe Mumbai, prona mbetet një ndër format më të lakmuara nga investitorët. Megjithatë, ndërsa investimi në pronë ka qenë një temë e nxehtë për dekada, tregu aktual përballet me sfida dhe tendenca të reja që formojnë dinamikën e çmimeve dhe përfshirjen globale. Ndërsa ndikimi i faktorëve të jashtëm si politika monetare, zhvillimi ekonomik dhe ndryshimet klimatike vazhdojnë të ndryshojnë peisazhin e tregut, investitorët janë të detyruar të jenë të ndërgjegjshëm për zhvillimet e fundit dhe për të pritur ndryshime të papritura.
Në këtë kontekst, nëse bisedon më nga afër me investitorë të ndryshëm të këtij profili dhe secili prej tyre joshet nga fakti që çmimet janë të larta pyetja e dytë me të cilën kjo bisedë vazhdon është po sikur këto çmime të jenë afër një “flluske” kjo është dhe arsyeja pse kemi zgjedhur të shpjegojmë disa tregje për të lehtësuar më shumë zgjedhjen tuaj dhe për ta bërë atë më pak të rrezikshme.
Referuar studimeve të ndryshme, por sidomos grafikut më poshtë, referuar nga statista.com dhe UBS Insights, vendi që dikur mendohej të ishte një zonë e nxehtë për investimet e pronave sot është një rrezik. Sipas këtyre statistikave, në vitin 2023, Zurich-u ishte tregu i pronave më në rrezik, me një pikë të indeksit “Bubble” të pasurive të paluajtshme të pronave prej 1.71. Tokyo dhe Miami u ndoqën ngushtë pas me 1.65 dhe 1.38, përkatësisht. Çdo treg me një pikë indeksi prej 1.5, ose më shumë u konsiderua zonë rreziku, kjo shpjegon dhe arsyen përse shumë prej investitorëve kanë kthyer sytë nga shtete të cilat janë me rrezik më të ulët dhe kjo për një periudhë më shumë se 10 apo 20 vjet.
Referuar grafikut është e dallueshme që tre vendet më pak të rrezikuara në këtë drejtim janë Varshava, San Paolo dhe Dubai. Reputacioni i tyre si zona të sigurta gjeopolitike ka shkaktuar një rritje të kërkesës së fundit për qera dhe blerje në të tre vendet.
Nëse shihni shigjetat në krah të shteteve përkatëse tregon gjithashtu drejtimin që çmimet po marrin në këtë treg dhe ndryshe nga San Paolo dhe Varshava, që mund të jenë të mira për investime në prona, por jetesa dhe disa faktorë të tjerë nuk favorizojnë, Dubai është një nga vendet që pritet që çmimet të shkojnë lart.
Kjo periudhë 10-vjeçare ka parë një zbritje të ndjeshme të shkallës së rrezikut në Dubai. Në katër vjeçarët e fundit, çmimet e banesave janë rritur me një normë thuajse dyfish. Duke marrë parasysh rritjen e fuqishme të të ardhurave dhe një treg qiraje shumë aktive, me rritje të qirave që tejkalon edhe rritjen e çmimeve për banesat që zëvendësohen, studiuesit e shohin tregun si të vlerësuar në mënyrë të kënaqshme.
Ndërsa Dubai është studiuar dhe analizuar si një vend ciklik dhe i prirur për ndërtim të lartë, niveli i çmimeve do vazhdojë të mbetet i fortë (themi të fortë jo të lartë për rritjen graduale të shpejtë të çmimeve) dhe në dhjetë vjeçarët e ardhshëm. Pse po ndodh kjo në Dubai dhe cilët janë faktorët që po ndikojnë , do donim sot t’ju prezantonim me një analizë shumë të shkurtër të tregut për t’ju prezantuar me një realitet që sot është shumë i afërt, pavarësisht sa ëndërrimtar mund të duket.
Dubai ka tërhequr dhe vazhdon të tërheqë investitorë të pronave në nivel global dhe arsyet janë shumë favorizues për ta:
– Program vizash i ri me kërkesa më të ulëta për qëndrimin, i synuar për individë të pasur dhe të kualifikuar, pa taksa personale të të ardhurave, dhe heqja e hershme e kufizimeve të udhëtimit gjatë pandemisë, kanë stimuluar emigracionin. Pra, kushdo që investon në prona në Dubai mund të marrë lehtësisht një rezidencë pa pasur nevojën që të jetojë atje jo vetëm, por për vlera të larta të investimeve investitori mund të marrë dhe visa gold. Kjo ndihmon për çdo lehtësi në shërbime në këtë vend, duke filluar që nga shërbimet bankare, marrëdhëniet me shtetin, shkolla, mjekësi etj. Por, më shumë është lehtësia që pas rishitjes së pronës ata mundet të depozitojnë në bankë në Dubai vlerën e shitjes, dhe për fitimin nuk paguajnë asnjë tatim. E njëjta gjë vlen me qiratë. Nëse një investitor merr qiranë, agjensia i kalon vlerat në numrin e llogarisë së klientit.
– Vendi i tretë më i vizituar në gjithë botën, për 2023 sipas CNBC, kjo e bën një ndër vendet ku hoteleria dhe Airbnb të kenë gjatë gjithë vitit një numër të lartë rezervimesh dhe sigurisht, me kërkesën e lartë vinë dhe çmimet e larta të qirave. Duke arritur kështu për 2023 një numër internacional vizitorësh prej 17.5 milion, 3.26 milion më shumë se viti paraardhës dhe me një popullsi vendase në 2023 prej 3.65 milion me një rritje prej 2.1%, që i shtohet numrit të vizitorëve. Dhe jo vetëm, por në këtë vend jetojnë 200 nacionalitete dhe ndër këto vetëm 15% janë vendas.
– Rreth 90% e atyre që kanë investuar në Dubai nuk e kanë parë kurrë pronën e tyre, gjë që tregon që Dubai ka infrastrukturën e plotë për të mbyllur procesin e blerjes së pronave online, kjo dhe për sa i përket anës ligjore gjithashtu.
– Është parajsa fiskale përsa i përket taksave. Në Dubai blerja e një prone dhe përfitimi që merr nga kjo pronë ka një taks zero. Pra, nëse apartamenti juaj është rishitur 200,000 euro më shtrenjtë në treg, ju nuk i paguani asgjë shtetit.
– Dubai është një hub Global Biznesesh. 70% e kompanive globale kanë zgjedhur të kenë zyrat qëndrore në Dubai dhe është gjithashtu shtëpia e 62.4% e markave më të mëdha globale. Kjo e bën një ndër vendet më të lakmuara për sa i përket qëndrueshmërisë së një biznesi dhe tërheq akoma dhe sot kompani globale ndër më të fundit është Mercedes Benz.
– Dubai ka një infrastrukturë të klasit botëror, çdo destinacion është i arritshëm nëpërmjet tramvajeve luksoze dhe në 2026 një pjesë e destinacioneve do të jenë të arritshme me porte të vogla dhe nëpërmjet ajrit me teleferik.
Artikulli u publikua më parë në numrin 35 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 35 të saj.
– Në 2026 Dubai do të hedhë në treg taksitë e para fluturuese, pavarësisht sa futuriste mund të duket kjo është bërë tashmë fakt, pasi makinat janë prodhuar dhe testuar. Kjo do bëjë që vlera e turistëve kuriozë të rritet në numra të paparashikueshëm gjë që do të rrisë si një katapultim dhe më shumë vlerën e pronave.
– Në Dubai, Kina ka filluar investimin prej 3.4 miliard dollarë, në ndërtimin e 60 milionë metër katrorë magazinë për të mirëpritur produkte kineze për t’i transportuar ato më pas në të gjithë botën.
– Së fundimi, por akoma dhe më e rëndësishme, Dubai parashikon të mirëpresë në 2025, markat më të fuqishme botërore të kazinove që do të shndërrojë periferinë e Dubait në një Las Vegas luksoz, por dhe në një magnet për të përthithur akoma më shumë investime të huaja.
Këto janë vetëm një pjesë e vogël e arsyeve përse Dubai vazhdon të jetë lider në tregun e pronave dhe ka një zhvillim marramendës, në një kohë shumë të shkurtër.
Ajo çfarë pritet të vijë është e pa imagjinueshme për ne, një vend të vogël ku zhvillimi është me ritme të ngadalta, por kjo nuk e bën të paarritshëm Dubain përsa i përket investitorëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.