Gjysma e universiteteve amerikane do të jenë në krizë pas 10-15 vitesh

Gjysma e universiteteve amerikane do të jenë në krizë pas 10-15 vitesh


Rreth 4000 është numri i kolegjeve dhe universiteteve sot në Amerikë. Por Clayton Christensen, një profesor i HBS, thotë se shumë prej tyre do të jenë pranë falimentit në vitet në vijim.

Ai është i njohur për teorinë e tij “the theory of disruptive innovation” në librin “The Innovator’s Dilemma,” botim i vitit 1997. Që atëherë, ai e ka përdorur këtë teori në shumë industri, duke përfshirë edhe edukimin dhe shkollimin.

Lexoni: Universitetet më të mira për master në biznes sipas “The Economist”

Në librin e tij më të fundit “The Innovative University,” ai dhe bashkë-autori Henry Eyring, ata analizojnë të ardhmen e universiteteve tradicionale. Ata analizojnë se edukimi online do të jetë më i leverdisshëm nga ana financiare dhe kjo do të çojë në rishikimin e modelit të biznesit të universiteteve tradicionale. Kjo do të çojë shumë universitete amerikane, që të mbyllin dyert.

Në konferencën “Innovation + Disruption Symposium in Higher Education” të zhvilluar në Maj 2017, Christensen parashikoi se 50% e 4000 shkollave amerikane, do të falimentojnë në 10-15 vitet që vijnë.

Ai nuk është i vetëm në këtë parashikim. “U.S. Department of Education and Moody’s Investors Service,” projekton se në vitet që vijnë, mbyllja e universiteteve dhe kolegjeve të vogla do të trefishohet. Nga ana tjetër, do të dyfishohen bashkimet.

Por, Christensen shpreh se ka diçka të cilën universitetet online nuk do mund ta zëvendësojnë. Në kërkimin e tij shkencor, ai thotë se alumnit më të suksesshëm të tij, dhanë vlerësime më të larta për shkollën për shkak se një ose më shumë prej profesorëve të tyre, i inspiruan ata.

Lexoni: Biznesi: Universitetet po prodhojnë të diplomuar të paaftë

“Lidhja e tyre nuk ishte disiplina dhe as shkolla.” – shprehet ai. “Ishte personi brenda institucionit që ndryshoi jetën e tyre. Ndoshta gjëja më me vlerë që ne bëjmë për studentët tanë, është aftësia që ti ndryshojmë jetën. Nuk është ende e qartë nëse kjo gjë mund të përçahet.”

Burimi: CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0