Gjuha italiane duhet të futet masivisht në shkolla. Flet sipërmarrësi i FastCall,  Stefano Berardi - Business Magazine Albania

Gjuha italiane duhet të futet masivisht në shkolla. Flet sipërmarrësi i FastCall,  Stefano Berardi

FastCall

Prej 10 vitesh në tregun shqiptar, kompania italiane pranon se përballet me sfida të mëdha punësimi. Në një intervistë për Businessmag, sipërmarrësi Stefano Berardi tregon se krahas emigracionit, rënia e mësimit të gjuhës italiane po e bën tregun shqiptar gjithnjë e më pak atraktiv për sipërmarrjet italiane.

Sipas tij, italishtja në shkolla dhe lehtësimi i kompanive që punësojnë të rinjtë duhet të jenë prioritet i politikave vendase.

Më parë kompanitë ankoheshin se punonjësit e rinj i marrin kompanitë “Call Center”. A mund të thuhet e njëjta gjë sot?

Tregu i punës ka ndryshuar vitet e fundit. Gjithnjë e më pak të rinj flasin italisht dhe ata që e flasin nuk shprehen mirë. Kjo situatë përbën një pikë të fortë kritike për Call Center-at, të cilat kanë më shumë vështirësi në rekrutim. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të numrit 28 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

Motivet lidhen me faktin se të rinjtë shohin gjithnjë e më pak televizionet italiane, ndërsa në shkolla nuk mësohet masivisht italishtja. 

Cilat janë sfidat tuaja përsa u përket punonjësve? Cilat janë tendencat e punës, edukimit? 

Sfida jonë është të garantojmë një mjedis pune tërheqës për të rinjtë, të humbasim sa më pak prej tyre dhe të kërkojmë të rekrutojmë ata pak që akoma flasin italisht. Edhe puna ka ndryshuar shumë ndër vite. Partnerët kërkojnë cilësi gjithnjë e më të lartë. Kjo kërkon një formim të vazhdueshëm të burimeve njerëzore për të arritur standardet e kërkuara.

 Si po organizohet ndërmarrja juaj për të arritur objektivat e rritjes?

Duke parë që gjenden gjithnjë e më pak burime, jemi specializuar edhe në web selling dhe Lead Generation, me objektivin për të rritur performancën e operatorëve që kemi. Për momentin kjo strategji ka rezultuar e vlefshme. Kemi arritur të ruajmë nivelin e xhiros edhe me 40% më pak operatorë. Për këtë vit, synojmë të rrisim xhiron me rreth 20%

Cilat janë propozimet tuaja përsa u përket zgjidhjeve, politikave të duhura, etj? 

Propozimet tona u përkasin mbi të gjitha edukimit të të rinjve, nisur nga afërsia me Italinë dhe prania e madhe e ndërmarrjeve që punonjë për Italinë. Nevojitet të mësohet gjuha italiane në shkolla, përndryshe, siç po ndodh në mënyrë progresive, Shqipëria do të humbasë avantazhin konkurrues të vendit të preferuar për Call Center-at italianë, të cilat mund të drejtohen në territore të tjera.

Lexo:  Emigracioni, kurba që nuk ulet

Nevojitet një sinergji me shkollën, që sot nuk është, nëse mendojmë se Universitetet, jo vetëm nuk na ndihmojnë, por na pengojnë, duke e bërë të pamundur për studentët të punojnë dhe të studiojnë njëkohësisht. E them këtë pasi kanë orare që nuk u lejojnë të punojnë dhe kur studentët e vënë në dukje këtë në sallat universitare, marrin përgjigje të tilla si “Ose studio, ose puno”. Një tjetër aspekt themelor do të ishte lehtësimi fiskal i ndërmarrjeve që punojnë me të rinjtë dhe për të rinjtë, përmes formimit të vazhdueshëm, si kjo e jona. Ne investojmë ndjeshëm në krijimin e kulturës së punës, por edhe për këtë nuk është folur këto 10 vite që jemi në Shqipëri.

Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të numrit 28 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0