Gjobat për shkeljet rrugore, ja si do të funksionojë platforma online për Akt-Konstatimet - Business Magazine Albania

Gjobat për shkeljet rrugore, ja si do të funksionojë platforma online për Akt-Konstatimet

platforma online

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton se ka krijuar një platformë të re online të quajtur Komisioni Online.

Ju mund të aplikoni tashmë online për Komisionin e Akt-Konstatimeve të Task-Forca e Transportit Rrugor në linkun www.taskforca.dpshtrr.al

Pas dërgimit të aplikimit dhe respektimit të afateve për trajtimin e rastit në komision, qëndroni në pritje të vendimit të komisionit me përllogaritjen e detyrimit për shkeljen e konstatuar.

Rasti juaj do të trajtohet 5 ditë nga Akt-Konstatimi duke respektuar të drejtën tuaj për ankimim. E gjithë procedura mund të ndiqet edhe online, duke shmangur paraqitjen fizikisht në Komision.

Komisioni mblidhet çdo të Enjte, në orën 09:00 në adresën: Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Rruga dytësore, Kashar dhe del me vendimet e rasteve të trajtuara çdo të Premte.

Vendimet e rasteve të trajtuara do të mund t’i kontrolloni online.

Lexoni: Së shpejti do të vihet në përdorim leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor. Ja cilat janë avantazhet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0