Gjithçka që duhet të dimë rreth Forumit Ekonomik Botëror 2019 në Davos - Business Magazine Albania

Gjithçka që duhet të dimë rreth Forumit Ekonomik Botëror 2019 në Davos


Malet me dëborë të Davos, Zvicër, janë vizituar nga rreth 3,000 udhëheqës të biznesit, politikës dhe kulturës nga e gjithë bota. Ata janë mbledhur në vendpushimin e skive alpine për 14 vjetorin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), një konferencë katër-ditore me profil të lartë ku zhvillohen diskutime rreth çështjeve më të fundit globale. Panelet synojnë të nxisin partneritetet afariste, të prezantojnë teknologjitë më të fundit dhe avancimet shkencore si dhe të nxisin debatin rreth zgjidhjeve për çështjet sociale, politike dhe mjedisore.

Vitin e kaluar, tema kryesore ishte “Responsive and Responsible Leadership”. Presidenti Donald Trump bëri paraqitjen e tij të parë në konferencë, duke dhënë vërejtje që ishin duke hyrë në një luftë tregtare që ndihmoi në përcaktimin e dinamikës ekonomike dhe të tregut të vitit 2018.

Lexoni: Çështjet kryesore teknologjike në Davos: Inteligjenca artificiale, blockchain, big data, broadband.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllin më syrin ndaj praktikave të padrejta ekonomike duke përfshirë vjedhjen masive të pronës intelektuale, subvencionet industriale dhe planifikimin ekonomik të drejtuar nga shteti,” tha ai.

Tema kryesore në Davos këtë vit është “Globalizimi 4.0: Formimi i një arkitekture të re në epokën e revolucionit të katërt industrial.” Tema pritet të krijojë një bisedë rreth mënyrave për të ndërtuar shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe mjedise më të sigurta për komunitetet e cënueshme. Raporti Global i Rreziqeve, një studim i pothuajse 1,000 liderëve nga sektorë të ndryshëm, tregon se nëntë nga 10 të anketuar presin më shumë konfrontime ekonomike dhe politike midis fuqive të mëdha këtë vit. “Rreziqet globale po intensifikohen, por vullneti kolektiv për të trajtuar ato duket se mungon,” vuri në dukje raporti.

Ja çfarë ju duhet të dini.

Kur është Forumi Ekonomik Botëror dhe si ta shikoni atë?

Konferenca në Davos do të zhvillohet nga 22 – 25 Janar. Ju mund ta ndiqni në Twitter me hashtag zyrtar #wef19. Ju mund ta shikoni livestream në faqen e internetit të Forumit Ekonomik Botëror.

Temat do të përfshijnë revolucionin e katërt industrial, emigracionin, garën për energji, Brexit, të ardhmen e financave, prespektivën e Kinës, kriptovalutat, ndryshimet klimatike dhe tema të tjera globale.

Kush po shkon në Davos dhe kush nuk po shkon?

Trump dhe delegacioni i SHBA nuk do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, pasi administrata e tij vazhdon të luftojë me mbylljen e qeverisë më të gjatë në historinë e SHBA. “Duke marrë parasysh që 800,000 punonjës amerikanë që nuk marrin pagë dhe për të siguruar që ekipi i tij të mund të ndihmojë sipas nevojës, Presidenti Trump ka anuluar udhëtimin e Delegacionit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës,” tha Sarah Sanders, në një deklaratë javën e kaluar.

“Pjesëmarrësi më i ri është Skye Meaker 16 vjeçari nga Afrika e Jugut, ndërsa më i vjetër është 92-vjeçari Sir David Attenborough, spikeri i mirënjohur që ka përdorur punën e tij për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike,” ka thënë WEF. Attenborough do të intervistohet nga Princi William në lidhje me “sfidat dhe mundësitë urgjente që do të ballafaqohen gjeneratat e ardhshme e udhëheqësve mjedisorë,” sipas një deklarate nga Kensington Palace.

Të pranishmit e tjerë përfshijnë filantropin dhe bashkë-themeluesin e Microsoft, Bill Gates, i cili do të bashkohet me një panel mbi risitë financiare për shëndetin global. Udhëheqësit botërorë që marrin pjesë në konferencë përfshijnë kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin Jair Bolsonaro të Brazilit, kryeministrin Giuseppe Conte të Italisë. Christine Lagarde, drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), do të marrë pjesë në disa diskutime në konferencë. Gjithashtu marrin pjesë Al Gore, Will.I.Am, Tim Berners-Lee dhe Dara Khosrowshahi.

Lexoni: 5 këshilla për sukses nga liderët në Davos

Konteksti ekonomik

Fokusi kryesor i WEF është, siç e lë të kuptohet emri, ekonomia botërore. Këtë vit, ka shumë për t’u diskutuar. Që nga konferenca e vitit të kaluar, është e sigurtë të thuhet se çështjet globale dhe diplomacia (për të mos përmendur politikën e brendshme) janë përkeqësuar ndjeshëm. Marrëdhëniet tregtare midis SHBA dhe Kinës mbeten të brishta. SHBA është përballur me mbylljen më të gjatë të qeverisë në historinë e saj, Brexit është ende një pikëpyetje e madhe, Franca është përballur me protesta të mëdha ekonomike dhe bota është e shqetësuar për një ngadalësim ekonomik. Raporti Global i Rreziqeve 2019 tregoi se udhëheqësit janë të shqetësuar për aftësinë e botës për të punuar së bashku për të luftuar sfidat dhe për të përmbushur qëllimet social-ekonomike.

A ka ndodhur ndonjëherë ndonjë gjë e dobishme në Davos?

Ka qenë prej kohësh debat mbi rëndësinë aktuale të konferencës. Disa kritikë pretendojnë se është vetëm një ngjarje e mrekullueshme rrjetëzimi, jo një forum se si ta bëjnë botën një vend më të mirë. Megjithatë, ka pasur disa momente të rëndësishme në këtë forum. Deklarata e vitit 1988 në Davos midis Greqisë dhe Turqisë konsiderohet një shenjë e madhe për të dy vendet për të shmangur luftën. Në Davos u zhvillua edhe diskutimi mbi ribashkimin gjerman në vitin 1989 ndërmjet kancelarit gjerman Helmut Kohl dhe udhëheqësve të Gjermanisë Lindore. FW de Klerk dhe Nelson Mandela bënë paraqitjen e tyre të parë të përbashkët në skenë në WEF të vitit 1992. Në vitin 2001, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhanë 100 milionë dollarë për të luftuar SIDA-ën.

burimi: barrons

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0