Gjirokastra e gurtë,  një destinacion për t`u ekspoluar këtë verë - Business Magazine Albania

Gjirokastra e gurtë,  një destinacion për t`u ekspoluar këtë verë

Gjirokastra

Shkruar nga Klareta Çumani, kontributore 

Ndonëse në pandemi, Shqipëria këto ditë të nxehta vere ka tërhequr mjaft turistë të huaj duke u kthyer në destinacionin e preferuar të mesdheut jo vetëm për shqipëtarët, por edhe për shumë shtetas të huaj, të cilët çdo vit e më tepër zgjedhin të eksplorojnë Shqipërinë.

Por cili mbetet një nga destinacionet më të pëlqyera  në jug të vendit?

Padyshim qyteti i gurtë i Gjirokastrës të mbërthen falë historisë së tij, shtëpive karakteristike.

Padyshim ç`ka e bën edhe më të veçantë turizmin në këtë qytet është ndërthurja e kulturës, traditës, relievit, peisazheve të papërsëritshme.

Gjirokastra, që prejt vitit 2005  përfshihet në listën e trashëgimisë botërorë të UNESCO-s bart mbi vete gjurmët e arkitekturës së ndërtesave të qytetit të vjetër. Kalaja e vjetër e Argjirosë, Muzeu i Armëve, Muzeu Etnografik, pazari i vjetër, rrugicat me kalldrëm, lagjet tradicionale dhe shtëpitë historike si Zekatet apo festivalet folklorike qëndrojnë në relievin e thyer që ka përcaktuar shtrirjen e qytetit janë në listën e turistëve të shumtë.

Një nga zonat më tërheëse mbetet “Sheshi i Çerçizit”. Rrugicat dhe motivet e qilimta në kalldrëm në këtë shesh vijojnë të mos i shpëtojnë syrit të turistëve apo shkrepjeve të shumta të aparateve fotografikë.

Nëse keni në plan të  vizitoni qytetin e gurtë dhe të  përshkoni lagjet muzeale mos harroni të përshkoni rrugicën e quajtur Sokaku i të Marrëve. Kjo rrugicë e  përshkruar nga Kadare në veprat e tij rrëfen edhe një histori të vecantë.

Thuhet se Sokaku i të Marrëve ishte rrugica që ndantë shtëpinë e mjeshtrit të penës, Ismail Kadare, me atë të ish-diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha. Ndonëse, shtëpitë e tyre i ndante vetëm një rrugicë ata nuk u takuan kurrë në Gjirokastër gjatë viteve që jetuan aty.

Lexo: More than IT, Denis Zoi, drejtues i kompanisë Techi

Emri i kësaj rrugice reflekton edhe një histori gazmore. Rruga e shtruar me gurë të parregullt. E këta gurë të jepnin përshtypjen sikur shkëputeshin kur dikush ecte mbi to.

Gjatë komunizmit, kjo rrugicë u quajt “Rruga e Pionerëve”  pasi u shtrua me gurë të vegjël nga pionerët. Pas rënies së regjimit rrugica rimori emrin e saj historik, atë të Sokakut të të Marrëve.

Nëse do të qëndroni në një nga bujtinat e këtij qyteti të gurtë  do të gjeni dhe do të njihni natryrën e vërtetë gjirokastrite. Një natyrë, e cila rrezikon të venitet tek të rinjtë  mes modernizmit.

Nëse Gjirokasta është në destinacionet tuaja të kësaj vere  ndalni dhe zhvilloni një bisedë të çmueshme  me banorët. Do ta bëni më të prekshme dhe do të njihni më tepër  vlerat e Gjirokastrës.

Shijoni kulinarinë e veçantë të qytetit.  Në pazar do të mund të shijoni bërjen e kafesë në gur apo edhe gatimin tradicional të qifqive. Gjatë udhëtimit tuaj mund të ndaloni në Këlcyrë për të shijuar oazin që të ofron natyra si dhe gatimin tradicional.

Nëse doni të eksploroni edhe pak më tepër udhëtoni drejt atraksioneve të tjera të këtij qarku. Vizitoni parkun arkeologjik të Antigonesë. Udhëtoni drejt Përmetit. Njihni natyrën e egër trë lumit Vjosa. Shijoni adrenalinën e të bërit rafting mbi Vjosë.  Freskohuni pranë kanioneve të Langarisës apo Ujërave termale të Bënjës.

Mundësitë që ofron qarku i Gjirokastrës mbeten të shumta. Zbuloni Nivicën, kanionet karakteristike të zonës. Mund të bëni edhe një ndalesë në Dropullin e paekspoluar nga turistë të shumtë.  Vizitoni Parkun arkeologjik i Adrianopolosit, liqenet e Pepelit apo kishat e vjetra. Për të mos u humbur do të ishte në listën tonë edhe  Libohova, Labova e kryqit, kalaja e Shanisashë.

Mes mundësive të panumërta që ofron sugjerim do të ishte zgjedhja e një guide lokale për ta njohur deri në detaje Gjirokastrën dhe destinacionet e afërta të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0