Gjirofarma, historia e një biznesi në mision për dërgimin e “shijes së shtëpisë” deri larg! - Business Magazine Albania

Gjirofarma, historia e një biznesi në mision për dërgimin e “shijes së shtëpisë” deri larg!

Gjirofarma

Gjirofarma, është ndër bizneset që u pozicionua mirë në treg me brandin e saj që në fillimet e aktivitetit. Ajo është ndër rrjetet e para të bulmetit vendas, duke mbërritur te klienti me produkte si:  djathi, kosi, salca e gjiza. Sot, qindra bujq dhe fermerë kanë pranë tyre një kompani që garanton blerjen e lëndës së parë. 

Gjirofarma ka investuar që në fillim në aplikimin e teknologjive të reja për përpunimin e qumështit. Marka e saj ka kaluar edhe kufijtë duke mbërritur deri në Amerikë. Drejtuesit e kompanisë thonë se ky nuk është vetëm eksport, por edhe mision për dërgimin e “shijes së shtëpisë” deri larg

Ne kemi zhvilluar një intervistë me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Marko Konomi, për të mësuar më shumë se si kompania ia ka dalë të dallojë në një sektor kaq konkurrues.

Cila është historia pas Gjirofarma? Si u mor vendimi për t’u futur në industrinë e përpunimit të qumështit?  

Ideja për krijimin e një shoqërie për përpunimin e qumështit në zonën e Gjirokastrës, e cila është një zonë e famshme prej dekadash për produktet cilësore të bulmetit, e ka zanafillën në mes të viteve ’90. Arsyeja lidhet pikërisht me zonën dhe me veçantitë e saj për sa i përket qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe nevojës së dukshme në atë kohë për një njësi moderne të përpunimit të qumështit, e cila do të bënte të mundur shkëputjen nga tradita e njësive shumë të vogla të përpunimit, të cilat vazhdonin të përdornin metoda të vjetëruara dhe që bazoheshin në teknologji të vjetëruar. Nga ana tjetër, ishte e dukshme se kishte ardhur koha për një qasje të re ndaj fermerëve, duke i shtyrë dhe ndihmuar ata që të shkëputeshin përfundimisht nga e kaluara e kooperativave bujqësore të tipit komunist dhe ideve të prapambetura që kjo e kaluar mbarte me vete. 

Artikulli u publikua në faqen 64 të numrit 31 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0