Bashkëpunimi mes Cacttus Education dhe Gjirafa Inc. ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e trajnimeve dhe zhvillimeve profesionale me fokus në sektorin e teknologjisë së informacionit.
Kompania Gjirafa është zotuar të angazhojë në praktikë studentë dhe kandidatë të suksesshëm të programeve të trajnimeve në Cacttus Education. Marrëveshja përfshin edhe shkollimin në programe të rëndësishme për fushën e programimit, si dhe bashkëpunim me folës nga Gjirafa, për programet e trajnimit në Cacttus Education si dhe programe të shkollës profesionale.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Cacttus Education Z. Besim Ilazi dhe nga themeluesi dhe CEO i Gjirafa Inc., Z. Mergim Cahani. Kjo marrëveshje synon të krijojë një bashkëpunim ndërmjet të dy palëve duke promovuar vlerat e përbashkëta dhe duke ofruar mundësi për zhvillim profesional për programuesit e rinj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.