Gjirafa.com po ofron “Street View” për Kosovën - Business Magazine Albania

Gjirafa.com po ofron “Street View” për Kosovën


“Street View” është një nga programet më të fuqishme në botë, përmes të cilit bëhet regjistrimi i rrugëve, pjesëve dhe vendeve me karakter kulturor dhe historik.

Këtë projekt në Kosovë këto ditë ka filluar ta implementojë edhe gjirafa.com. Në rrugët e kryeqytetit janë parë disa vetura të kësaj kompanie, të cilat po shërbejnë për realizimin e këtij projekti shumë interesant.

Qytetarët, duke menduar se “Street View” është duke e realizuar nga një prej kompanive më të mëdha të informacionit në botë, Google, kanë dërguar fotografi dhe materiale duke paralajmëruar se gjigandi botëror ka mbërritur edhe në Kosovë për ta realizuar platformën e tyre.

Por, ky projekti nuk është duke u realizuar nga Google, po nga gjirafa.com.
Ndryshe, në rrugë janë shpërndarë veturat e gjirafa.com, të cilat po implementojnë projektin e regjistrimit të rrugëve dhe pjesëve të tjera turistike dhe historike të Kosovës, duke krijuar një pasqyrë më të qartë për shtetin më të ri në Evropë.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0