Sipas te dhënave zyrtare, paralelisht është rritur edhe volumi i eksporteve nga ky vend, ndonëse në masë më të moderuar prej 20 %. Ndërkaq, Gjermania mbetet partneri i dytë i Shqipërisë sa i përket volumit tregtar, pas Italisë, qe zë vendin e parë me 36,5% të totalit.
Statistikat tregojnë se vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtator 2015, janë: Italia, Greqia dhe Gjermania. Në muajin shtator 2016, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, përveç Gjermanisë, janë Italia dhe Kina.
Burimi: telegrafi.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto