Gjermania kërkon hetim ndaj Facebook, për postime që nxisin urrejtjen - Business Magazine Albania

Gjermania kërkon hetim ndaj Facebook, për postime që nxisin urrejtjen


Prokurorët gjermanë po hetojnë Mark Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë të Facebook, tha të premten një zëdhënës i zyrës së prokurorit në Mynih, pas një ankese duke pretenduar se kompania po thyen ligjet kombëtare kundër gjuhës së urrejtjes dhe se po dështon për të hequr postimet raciste.

Zëdhënësi nuk pranoi të japë hollësi të tjera. Avokati gjerman Chan-jo Jun kishte paraqitur një ankesë me prokurorët në qytetin bavarez në shtator dhe kërkuan që drejtuesit e Facebook të detyroheshin të ishin në përputhje me ligjet e fjalëve anti-urrejtje dhe fshirjes së postimeve raciste apo të dhunshme nga faqja e saj.

Rregullat e Facebook ndalojnë ngacmimin, talljen dhe gjuhën kërcënuese, por kritikët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për zbatimin e tyre dhe nuk kanë arritur të ndalojnë postimet kërcënuese në rrjetin social gjatë një fluksi të emigrantëve në Evropë.

Ankesa e Jun iu drejtua themeluesit të Facebook dhe shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg dhe nëntë menaxherëve të tjerë të kompanisë, duke përfshirë edhe Zyrtaren Kryesore Operative Sheryl Sandberg.

Facebook tha se nuk e ka shkelur ligjin gjerman dhe është duke punuar për të lufuar “gjuhën e urrejtjes” online.

Jun ka përpiluar një listë të 438 postimeve që janë të shënuara si të papërshtatshme, por nuk janë fshirë gjatë vitit të kaluar. Ato përfshijnë atë që disa mund t’a konsiderojnë thjesht “zemërime politike” por edhe shembuj të qartë të fjalëve raciste apo thirrjes për urrejtje me referenca për genocidin e epokës tonë.

Burimi: reuters.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0