Në konferencën e dytë franko-gjermane për dixhitalizimin, Presidenti Francois Hollande dhe kancelarja Angela Merkel, të cilët ishin të shoqëruar nga ministrat e lartë, u zotuan se do të transformonin ekonomitë e tyre së bashku.
“Ne duam të krijojmë një ekonomi të madhe dixhitale në të gjithë Europën“, tha Hollande.
“Kapitali për këtë sektor akoma mungon“, tha Ministri gjerman i Ekonomisë Sigmar Gabriel, duke vënë në dukje se sa e lehtë është për të marrë fonde në Shtetet e Bashkuara.
Ministri francez i Financave Michel Sapin tha se fondet do të përfshijnë kredi nga vendet europiane dhe investimet private.
Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit të sigurisë kibernetike, sidomos për shërbimet cloud që janë të rëndësishme për firmat e vogla.
Berlini po përpiqet të joshi startup-et drejt kryeqytetit Gjerman dhe sipas qeverisë, një në tetë vende pune në Berlin krijohet nga sektori dixhital.
burimi: reuters.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto