Gjenerata e re së shpejti me telefona dhe kompjutera që do kontrollohen me gjeste - Business Magazine Albania

Gjenerata e re së shpejti me telefona dhe kompjutera që do kontrollohen me gjeste


Monitorët me prekje shumë shpejt do të jenë një kujtim i largët dhe smartphone-ët, PC apo tabletët do të mund të kontrollohen pa prekjen e gishtave, por me një gjest të thjeshtë të krahut ose një stilolaps lazer. Ekranët që do kontrollohen me gjeste të karikohen nga drita prezente në ambient. Një tipar shtesë i tyre edhe se ata do të mund të “flasin” me ekrane të tjera.

Për ta bërë realitet atë që deri pak vite më parë mund të tingëllonte si fantashkencë, ka shërbyer një gjeneratë e re e LED (Light Emitting Dioda), të cilat janë të afta të lëshojnë dhe të zbulojnë dritën në të njëjtën kohë. Zbulimi është përshkruar me detaje në revistën “Science”, nga hulumtuesit në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign, të udhëhequr nga Moonsub Shim.

Karakteristikë e tyre është se jo vetëm janë në gjendje të zbulojnë dhe të thithin dritën e vazhdueshme, por janë të aftë edhe të programohen për t’iu përgjigjur sinjaleve të lehta në mënyra të ndryshme. Për shembull, duke rregulluar automatikisht ndriçimin sipas kushteve të ambientit.

Ky lloj LED-i mund të integrohet në ekranet interaktive dhe është në gjendje të njohë objektet ose t’iu përgjigjet lëvizjeve pa pasur nevojën e prekjes, që ta konvertojë dritën në energji elektrike, në një mënyrë të ngjashme me një qelizë diellore.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0