Gjashtë elementët e klimës organizative

Gjashtë elementët e klimës organizative



Kultura e kompanisë tenton të dominojë bisedën kur bëhet fjalë për motivimin e punonjësve, por “klima” ndikon në mënyrë të dukshme në angazhim.

Ndërsa kultura juaj është e rrënjosur thellë në traditat, vlerat dhe gjuhën që ndani si një organizatë, elementët e ndryshëm të klimës mund të zhvendosen lehtësisht nga viti në vit (madje dita në ditë), dhe janë të ndryshëm në të gjithë ekipet. Studimi i bazuar në punën e McClelland gjatë 60 viteve të fundit sugjeron që kur udhëheqësit përqëndrojnë vëmendjen e tyre në elementët e klimës organizative, motivimi, morali dhe produktiviteti rriten:

Lexo: Eventet që zhvillohen në Shqipëri për të nxitur zhvillimin e sipërmarrjeve të reja

Komformiteti – Kjo është “burokracia” e një kompanie apo proceset e politikat që nuk duket se kanë një qëllim të caktuar në këndvështrimin e punonjësit. Mendoni një raport javor që duhet t’i nisni drejtuesit tuaj, i cili duket se nuk shkon asgjëkundi. Menaxherët duhet të fokusohen në heqjen e pengesave të panevojshme ndaj produktivitetit të punonjësve. Nëse një detyrë është e rëndësishme, është e nevojshme t’u shpjegohet motivi se pse duhet bërë.

Zotërimi – Kur një drejtues eleminon aktivitete të padobishme, punonjësit do të ndihen më të fuqishëm dhe ndjesia e pronësisë (zotërimit) do të rritet. Kjo mund të arrihet shumë thjeshtë. Për shembull, t’u shpjegoni punonjësve tuaj se si detyra të caktuara ndihmojnë në rolin strategjik të ekipit në tërësi.

Standardet – A ndiejnë punonjësit tuaj se po punojnë drejt diçkaje, apo punojnë përreth tyre? Për të vënë standarde të larta, drejtuesit duhet të sigurohen që objektivat jo vetëm që duhet të komunikohen në mënyrë të qartë, por duhet të jenë një sfidë e arsyeshme për punonjësit.
Ju duhet të vendosni objektiva që janë të arsyeshme. Nga kjo varet dështimi ose suksesi juaj.

Vlerësimi – Kur pjesa më e madhe e njerëzve dëgjojnë fjalët “shpërblime dhe vlerësim” ata mendojnë për rritje në detyrë dhe bonuse. E ndërkohë që kjo sigurisht është një mënyrë për të njohur suksesin e një pune, paratë nuk i motivojnë njerëzit.
Në fakt, ky element i referohet një ekuilibri të shëndetshëm të përgjigjeve pozitive apo negative. Duhet të përpiqeni të komunikoni rregullisht kur punonjësit janë duke bërë një punë të mirë dhe atëherë kur mund të japin edhe më shumë.

Qartësia – A kanë pjesëtarët e ekipit tuaj qartësi rreth rolit të tyre dhe mundësisë për rritje në detyrë? A e kuptojnë ata se çfarë duhet të bëjnë? Mundë të duket e thjeshtë, por qartësia është elementi më i vështirë për t’u arritur. Nëse jeni duke luftuar me këtë element, flisni me drejtuesit tuaj në rishikimin e përshkrimit të punës.

Fryma e skuadrës – Fryma e ekipit tuaj është e rëndësishme për të kaluar vështirësitë që do të ndeshni gjatë rrugës suaj si kompani. Dhe kjo është relativisht e thjeshtë për t’u krijuar. Mjafton që të njihni anëtarët e ekipit tuaj si njerëz. Ndërkohë që ripërcaktimi i kulturës së punës kërkon reflektime dhe përmbysje të mëdha.

Lexo: Harmonia ‘Unë-Familje-Punë’, një perspektivë e re për gratë

Ripërcaktimi dhe përmirësimi i klimës së punës është një gjë që duhet ta bëjë çdo lider kompanie. Dhe kjo përbëhet nga gjëra të vogla, si për shembull t’u shpjegosh atyre se cili është qëllimi i punës apo t’u jini mirënjohës si për shembull: “Keni bërë një punë të mirë, herën tjetër mund të përmirësoheni edhe më shumë”.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0