'GitHub Education' tashmë ofrohet falas për çdo shkollë

‘GitHub Education’ tashmë ofrohet falas për çdo shkollë


GitHub, platforma për ndarjen e kodit dhe bashkëpunimin, njoftoi se shërbimi ‘GitHub Education‘ është tani i disponueshëm falas për çdo shkollë që dëshiron ta përdorë atë për të mësuar studentët e saj.

GitHub e provoi më parë këtë program me disa shkolla dhe tani po e bën atë gjerësisht të disponueshëm.

Vlen të përmendet se GitHub ka qenë prej kohësh në dispozicion falas për studentët individualë dhe mësuesit që duan ta përdorin atë në klasat e tyre. ‘GitHub Education‘ shkon një hap përtej kësaj dhe u ofron shkollave akses në llogaritë e GitHub Enterprise ose Business Hosted, si dhe akses në trajnim, përkrahje e përkushtuar për kreun e IT-së ose CTO së shkollës.

Si pjesë e këtij programi, studentët gjithashtu kanë akses në Student Developer Pack, e cila ofron qasje të lirë në mjete dhe funksionalitete për shërbime si Datadog, Travis CI dhe DigitalOcean.

Për të marrë pjesë në këtë program, një shkollë duhet ta bëjë GitHub të disponueshme për të gjitha departamentet e saj teknike, të sigurohet që fakultetet dhe studentët të marrin njoftime të rregullta rreth shërbimit dhe të dërgojnë një person nga secili departament në trajnimin e GitHub’s Campus Advisors.

burimi: TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0