Gitanjali Rao, 15 vjeçarja në kopertinën e revistës “Times” - Business Magazine Albania

Gitanjali Rao, 15 vjeçarja në kopertinën e revistës “Times”

Revista e njohur TIMES ka shpallur një 15-vjeçare si “Fëmija i Vitit”. Gitanjali Rao nga nga Denver, Colorado me origjinë indiane ka shpikur teknologji të reja në një sërë fushash të ndryshme. Rao u zgjodh nga një grup prej më shumë se 5,000 të nominuarish, por ajo arriti ti merrte zemrën jurisë pasi kishte përdorur teknologjinë për të luftuar një numër çështjesh sociale duke filluar nga uji i ndotur deri  tek varësia nga opioidet dhe ngacmimi në internet. Gitanjali tha se shpreson që puna e saj të frymëzojë të tjerët të ëndërrojnë dhe të vijnë me ide që mund të zgjidhin problemet e botës.

Në një intervistë për aktoren e njohur Angelina Jolie, vajza ka treguar se qëllimi i saj ka qenë që të krijonte pajisjet e saj për të zgjidhur problemet që ka bota.

“Qëllimi im është që jo vetëm që të krijoj pajisjet e mia për të zgjidhur problemet e botës, por edhe të frymëzoj të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë si unë. Nga përvoja ime personale, nuk është e lehtë kur nuk sheh askënd si ti. Prandaj unë me të vërtetë dua të jap mesazhin tim. Nëse unë mund ta bëj, edhe ti mund ta bësh, të gjithë mund ta bëjnë”, ka thënë 15-vjeçarja në intervistën me aktoren e famshme Angelina Jolie.

Që në moshën 10 vjeçare, Rao u spikat në fushën e shkencës ku zbuloi teknologjinë e sensorit të nanotubit të karbonit, që përdor molekulat për të zbuluar kimikatet në ujë.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0