Gëzuar ditëlindjen Vespa, sot mbush 75 vjet - Business Magazine Albania

Gëzuar ditëlindjen Vespa, sot mbush 75 vjet

Vespa

19 milionë ekzemplarë të shpërndarë në 5 kontinente. Kështu feston Vespa 75 vite jetë. Ka qenë dhe është ende një sukses botëror, ajo e skuterit, për të cilën Piaggio depozitoi markën më 23 prill 1946, e cila duke u shpërndarë në rrugët e të gjitha shteteve, ka bashkuar pasione dhe kultura të largëta dhe të ndryshme. Marka e parë globale e mobilitetit, Vespa, ndër vite ka qenë protagoniste e fenomeneve zokonore, muzikore, të rinisë dhe ka shoqëruar vendet në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre ekonomik.

Pikërisht tani që celebron këtë rrugëtim, Vespa po përjeton një prej momenteve më të lumtura. Duke nisur nga 2004, kur u realizuan 58 mijë mjete, rritja e markës Vespa ka qenë konstante, duke tejkaluar 100 mijë njësi në 2016, për të arritur në 180 mijë në 2017 e për të tejkaluar 200 mijë në 2018. Në dhjetëvjeçarin e fundit janë prodhuar mbi 1.8 milionë Vespa, të shpërndara në të gjithë botën.

Lexo: Të gjitha risitë që sjell Volkswagen Caddy i gjeneratës së re

Sot Vespa, një qytetare e vërtetë e botës, është prodhuar në tri baza prodhuese. 1-Pontedera, stabiliment ku lindi dhe u zhvillua pa ndërprerje që nga 1946, prodhimi i të cilës shkon në Europë në tregjet perëndimore përfshirë Amerikën. 2- Vinh Phuc, në Vietnam, që i shërben tregut lokal dhe vendeve të lindjes së largët dhe Indisë. 3- Impianti modern i Baramatit hapur në prill 2012 nga ku dalin Vespat për tregun indian. Dizajn i Vespës është kthyer ndër vite në një ikonë të elegancës italiane dhe simbol i ‘Dolce Vita’.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0