Të gjitha risitë që sjell Volkswagen Caddy i gjeneratës së re

Të gjitha risitë që sjell Volkswagen Caddy i gjeneratës së re

Volkswagen Caddy

Volkswagen Caddy i ri u prezantua në Dusseldorf në fund të muajit shkurt. Ajo vjen 42 vite pas prodhimit të versionit të parë të saj dhe është tashmë në gjeneratën e saj të pestë, me më shumë hapësirë se paraardhëset e saj.

Platforma MQB e Volkswagen është përdorur më parë vetëm tek modelet për pasagjerë. Ajo është më ekonomike dhe me një sërë opsionesh të reja, tepër e sofistikuar për segmentin e vet.

Pamja e jashtme

 Volkswagen Caddy

Caddy i ri ka marrë një prekje të lehtë sportiviteti në dizajnin e saj të jashtëm. Lehtësisht vihet re influenca nga makinat e pasagjerëve. Fenerët lidhen ëmbël me maskarinon dhe e gjithë kjo e lidhur me parakolpin me një shkrirje të butë që kalon pa u vënë re. Për herë të parë, opsional janë edhe fenerët LED. Pjesa e pasme ndërkohë ka pësuar një ndryshim akoma edhe më të madh. Ndryshe nga Caddy paraardhës, tashmë dritat e pasme janë të gjata dhe të ngushta, teksa tek të gjitha gjeneratat e kaluara kanë qenë më të vegjël. Tavani gjithashtu është më i ulët se në gjeneratat e kaluara, duke krijuar një linjë aerodinamike e cila rrjedhimisht rrit edhe eficencën e makinës.

Përmasat

Ashtu si gjenerata e kaluar, Caddy vjen në 2 versione, SWB (trup i shkurtër, Caddy) dhe LWB (trup i gjatë, Caddy Maxi) Versioni i shkurtër është 4,501mm i gjatë, 1,855mm i gjerë dhe 1,797mm i lartë. E thënë ndryshe, 93mm më i gjatë, 62mm më i gjerë dhe 25mm më i ulët. Ndryshim gjithashtu ka pësuar edhe distanca nga aksi në aks, e cila është rritur me 73mm në 2,755mm e cila përkthehet në më tepër komfort në rrugë dhe më shumë hapësirë. Versioni i gjatë ndërkohë ka të njëjtën lartësi dhe gjerësi, dhe tani është 4,853mm i gjatë ose 25mm më i shkurtër se më parë. Largësia e akseve gjithashtu është zvogëluar nga 3,006mm në 2,970mm. Megjithatë, Maxi mundet që të mbajë 2 paleta të përmasave Evropiane të vendosur anash, gjë e cila është ndihmuar edhe nga rritja e madhësisë së derës rrëshqitëse.

 Volkswagen Caddy

Më poshtë vijojnë përmasat e ngarkesës së Caddy:

  • Gjatësia maksimale e ngarkesës: 1,797mm Caddy, 2,150mm Caddy Maxi
  • Lartësia maksimale e ngarkesës: 1,273mm
  • Gjerësia maksimal e ngarkesës: 1,606mm
  • Gjerësia midis harqeve të rrotave: 1,230mm
  • Gjerësia e derës së pasme: 1,234mm
  • Gjerësia e derës rreshqitëse: 701mm Caddy, 840mm Caddy Maxi
  • Volumi i ngarkesës: 3.3 metër kub Caddy, 4.0 metër kub Caddy Maxi

Caddy i ri përfiton kështu 29mm lartësi ngarkesë dhe plot 60mm midis harqeve të rrotave. Por ashtu siç dihet, Caddy do të vijë edhe në versionin e tij Life, me 5 ulëse në Caddy dhe 7 ulëse në Caddy Life.

Motorrët

Caddy i ri do të vijë me 3 motorrë me naftë dhe 1 me benzinë. Ata diesel do të jenë 2.0 TDI, të cilët do të prodhojnë 75hp, 102hb dhe 122hp. Motorri i vetëm i benzinës është një 1.5 TSI, i cili prodhon 116hp. Konsumi i karburantit ka rënë me rreth 12%. Këtu rol ka luajtur edhe aerodinamika më e mirë, e kombinuar me motorrët e rinj dhe kambion me 6 marshe si standarde tek modeli. Por një kambio DSG7 do të ofrohet për versionet më të fuqishme tek motorrët me naftë dhe benzinë. Një opsion tjetër është edhe ai i gazit natyral të kompresuar (CNG) me 130HP, i quajtur TGI, dhe që do të tregtohet vetëm në disa tregje.

Salloni

 Volkswagen Caddy

Ai është modern, funksional dhe tepër ergonomik, ashtu si një makinë e tillë duhet të jetë. Një ekran 10.2 inch në mes dhe një tjetër 10.0 inch ndodhet pas timonit. Tashmë, duke shtuar edhe frenat e dorës jo më me levë por me buton. Tani është e mundur edhe hapja dhe ndezja e makinës duke e mbajtur çelësin në xhep.

Të gjitha këto, pritet që të jenë në duart e të interesuarve në muajt në vazhdim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0