George Soros po investon 500 milionë dollarë për refugjatët - Business Magazine Albania

George Soros po investon 500 milionë dollarë për refugjatët


Biznesmeni miliarder dhe filantropi George Soros njoftoi të martën synimin e tij për të investuar 500 milionë $ në startup-e, në bizneset ekzistuese dhe iniciativat e themeluara nga emigrantët dhe refugjatët.

Në një ese për ‘Wall Street Journal’, Soros kritikoi “dështimin kolektiv për të zhvilluar dhe zbatuar politika efektive” për të trajtuar krizën globale të emigrimit, dhe argumentoi se megjithëse qeveritë kanë rolin udhëheqës për të luajtur në gjetjen e zgjidhjeve, “përdorimi i fuqisë së sektorit privat është gjithashtu i rëndësishëm “.

Njoftimi përkon me Samitin e OKB-së për Refugjatët dhe Emigrantët në New York, dhe ndjek thirrjen e Presidentit Obama për veprim për angazhimin e sektorit privat në krizën globale të refugjatëve.

“Kam vendosur të caktoj 500 milionë $ për investime që adresojnë në mënyrë specifike nevojat e emigrantëve, refugjatëve dhe komuniteteve pritëse,” shkroi Soros. “Unë do të investoj në startup-e, në kompanitë e ngritura, iniciativat me ndikim social dhe bizneset e themeluara nga emigrantët dhe nga vetë refugjatët. Edhe pse çështja kryesore është të ndihmoj emigrantët dhe refugjatët që vijnë në Europë, do të jem gjithashtu në kërkim për ide të mira për investime që do të përfitojnë emigrantët nga e gjithë bota. ”

Filantropi njoftoi se të gjitha investimet e bëra do të jenë në pronësi të organizatës së tij jofitimprurëse, dhe çdo fitim do të shkojë për të financuar programe në ‘Fondacionin e Shoqërisë së Hapur’, duke përfshirë programe që përfitojnë emigrantët dhe refugjatët. Soros gjithashtu deklaroi synimin e tij për të punuar me ‘Zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët’ dhe ‘Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit’, si dhe shpresën e tij se kjo lëvizje do të frymëzojë investitorë të tjerë për të ndërmarrë veprime të ngjashme.

 

 

burimi: time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0