Gautam Adani kalon Bezos. I dyti më i pasur në botë, pas rënies së aksioneve teknologjike - Business Magazine Albania

Gautam Adani kalon Bezos. I dyti më i pasur në botë, pas rënies së aksioneve teknologjike

Gautam Adani, manjati indian, i cili është ngjitur në renditjen e më të pasurve me shpejtësi marramendëse këtë vit, ia kaloi Jeff Bezos-it për t’u bërë personi i dytë më i pasur në botë.

Adani, i cili e nisi vitin si i 14-ti në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, tani ka një pasuri prej 146.9 miliardë dollarësh, duke mbetur prapa vetëm 260 miliardë dollarëve të Elon Musk. Aksionet e kompanisë së tij “Adani Enterprises” u rritën në nivele rekord këtë javë dhe disa nga kompanitë e grupit të tij janë rritur më shumë se 1000% që nga viti 2020.

Lexo edhe: Gautam Adani bëhet personi i tretë më i pasur në botë. Hera e parë për një aziatik

Pasuria neto e Bezos ra në 145.8 miliardë dollarë që nga ora 10:38 e mëngjesit në Nju Jork, pasi një shitje e aksioneve teknologjike goditi sërish pasuritë e amerikanëve më të pasur. Zhvendosja në renditjen e pasurisë mund të jetë e shkurtër dhe varet kryesisht nga aksionet e “Amazon”, të cilat kanë rënë me më shumë se 26% këtë vit.

Adani fillimisht kaloi Mukesh Ambani të Indisë si personi më i pasur aziatik në shkurt, u bë një centiliarder në prill dhe ia kaloi Bill Gates dhe Bernard Arnault të Francës në dy muajt e fundit. Është hera e parë që dikush nga Azia e ka arritur këtë shumë në nivelet më të larta të indeksit të pasurisë, i cili është dominuar nga sipërmarrësit e teknologjisë amerikane.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0