Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk ndërhyhet - Business Magazine Albania

Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk ndërhyhet

emigracioni

Një sondazh i fundit mbi emigracionin mes të rinjve ngre alarmin për rrezikun që i kanoset vendit, nga shkalla e lartë e emigrimit të trurit. Rreth 90% e të rinjve që studiojnë mjekësi, informatikë dhe inxhinieri duan të largohen.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngitur shqetësimin e nivelit të lartë të emigracionit mes të rinjve të arsimuar. Pasi u njoh me rezultatet e anketës së zhvilluar me më shumë se 1600 studentë, z.Meta tha se, “rinia ka nevojë për shpresë dhe besim”. Sipas kësaj anketë të prezantuar nga ekspertë të çështjeve demografike, gati 80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen. Ndërkohë, 94% e të rinjve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen.

Ekspertët Ilir Gëdeshi dhe Rusell King prezantuan rezultatet e anketës me 1650 studentë me moshë mesatare 22 vjeç. Sipas z.Gëdeshi, synimi për të emigruar lidhet me përfytyrimin që kanë studentët për të ardhmen e tyre. Nga njëra anë, ai është një pasqyrim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës. “Në një studim tjetër të botuar në 2018, treguesi i emigrimit potencial nga Shqipëria, për grupmoshën 18 deri 40 vjeç, ishte 52%. Por, kurba e tij kulmonte në moshat 27-30 vjeç ( me 71.2% e të anketuarve që duan të emigrojnë) dhe se dëshironin më shumë të emigronin ata që kishin arsim universitar. Tendencat e reja tregojnë se nga Shqipëria synojnë të emigrojnë më shumë të rinjtë dhe më të arsimuarit”.

Lexo: Shqipërisë po i ikin intelektualët, OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njerëzve të aftë

Kur duan të emigrojnë studentët?! Të dhënat e anketës tregojnë se 7% e studentëve që duan të emigrojnë dëshirojnë të ikin nga Shqipëria para përfundimit të studimeve, 62% menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare dhe rreth 27% pas një përvoje pune në Shqipëri.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0