Gati për Startup? - Shkarkoni guidën ligjore për të gjithë sipërmarrësit nga Legit - Business Magazine Albania

Gati për Startup? – Shkarkoni guidën ligjore për të gjithë sipërmarrësit nga Legit

Startup

Legit, kompania e parë legaltech në Shqipëri, ka publikuar një guidë elektronike për të gjithë sipërmarrësit që duan të thjeshtojnë proceset, duke njohur më mirë legjislacionin. 

Ekosistemi i Startupeve në Shqipëri po zgjerohet ndjeshëm. Paralelisht me të po rritet ndërgjegjësimi i aktorëve shtetëror dhe privat për mbështetjen dhe nxitjen e themeluesve të rinj në iniciativat e tyre.

Sipërmarrësit e rinj shërbyen si katalizator i projektligjit “Për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve” dhe i kësaj guide elektronike, që trajton në mënyrë shteruese themelimin e një startup-i, formën e tij ligjore, mbrojtjen e të dhënave dhe të pronësisë intelektuale, dhe kontratat e para që hartojnë themeluesit me punonjësit, bashkëpunëtorët, nënkontraktorët dhe investitorët e tyre.

Kjo eGuide është shkruar për të gjithë sipërmarrësit e rinj që duan të informohen më shumë rreth legjislacionit në vend dhe kushteve që ofron Shqipëria. Çdo seksion është një sintezë e ligjit, shembujve ilustrues, eksperiencave dhe qëndrimeve të themeluesve të tjerë, me një qëllim të vetëm: thjeshtimin e proceseve nëpërmjet nxitjes së shpirtit të sipërmarrjes në çdo qytet të Shqipërisë.

Nëpërmjet bibliotekës elektronike, Legit ofron materiale ligjore falas për këdo që dëshiron të ketë më shumë njohuri rreth ligjit, biznesit dhe lidershipit.

eGuida “Gati për Startup” mund të shkarkohet 𝗙𝗔𝗟𝗔𝗦 këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0