GARAZH RIKTHEHET ME WORKSHOPIN MBI TREGTINË ELEKTRONIKE - Business Magazine Albania

GARAZH RIKTHEHET ME WORKSHOPIN MBI TREGTINË ELEKTRONIKE


Tiranë, (05 tetor 2015) – Pas seminarit të sukseshëm që Garazh organizoi në datë 16 Shtator me themeluesin e 123.al, Laidi Ferruni mbi fillimin e një biznesi online, Garazh vjen me një tjetër takim, këtë herë më të thelluar. Këtë herë jo vetëm me një por me 4 liderë të botës së shitjeve elektronike në vend.

Tregtia elektronike apo shitjet online jane hapi i parë dhe më i thjeshtë në ngritjen e një biznesi elektronik. Si të nisni, si të përmirësoni cilësinë por dhe sigurinë e shërbimit  dhe të dhënave që ju tashmë ofroni apo administroni do të mund ta mësoni nga më të mirët e tregut në Shqipëri.

Të mërkurën, datë 07 tetor ora 18.00Sallën Europa, Godina e Inovacionit (ish Ministria e Integrimit) do të mund të mësoni e bashkëbisedoni me ekspertet e shitjeve online të Kaymu.al, Megatek, Dyqan Taxi, Ebuy.al.

Hyrja është falas por një regjistrim paraprak në këtë adresë http://bit.ly/XYZTREK është i nevojshëm.

Themeluar në 2015, Garazh është një organizim i ri dhe inovativ i ngritur me qëllim të ofrojë mbështetjen e komunitetit shqiptar të startup, IT si dhe entuzjastëve të sipërmarrjes inovatore.

Aktualisht Garazh është i fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e ideve duke mbështetur komunitetin dhe biznesin e krijuar nga komuniteti.
Faqja e Takimit: https://www.facebook.com/events/1501791893471584/

Garazh: www.garazh.xyz

Garazh në Facebook: https://www.facebook.com/garazh.xyz

Garazh në Linkedin: https://www.linkedin.com/company/garazh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0