GameOn, një media dedikuar lojërave online

GameOn, një media dedikuar lojërave online

A keni menduar më parë për një media dedikuar lojërave online? Me shumë mundësi jo dhe kjo nënkupton se nuk e dini madhësine e gamën e gjerë të lojërave online. GameOn, është një media dedikuar lojërave online që po menaxhohet nga Dritan Pecini. Në lidhje me këtë projekt ne zhvilluam një intervistë me Dritanin.

Dritan, ju jeni themelues dhe CEO i GameON Albania. Çfarë është kjo platformë?

GameOn Albania është një platformë mediatike e cila shërben për të sjellë informacione dhe të rejat më të fundit të industrisë së gaming dhe e-sports.

Përmes ndërthurjes së website-it tonë, kanalit në YouTube dhe adresave në rrjetet sociale, një nga qëllimet kryesore të GameOn  është të luajë një rol informativ për komunitetin e interesuar dhe në të njejtën kohë të mundësojë një urë komunikimi mes të gjithë gamer-ave që ndajnë interesa të përbashkëta, kudo që ata ndodhen.

Ju jeni i pari që keni sjellë një shërbim të tillë në tregun mediatik shqiptar, si ju lindi fillimisht ideja?

Unë kam punuar për shumë vite në sektorin e marketingut në Melbourne, Australi. Më pas u ktheva në Shqipëri dhe pata disa bashkëpunime të suksesshme me agjensi vendase po në fushën e marketingut. E gjitha lindi si ide pasioni, për ta shndërruar agjensinë e marketingut në një platformë mediatike në shërbim të gaming. Kështu me shumë dëshirë për punën dhe industrinë e lojërave elektronike vendosa të themeloj GameOn Albania.

A ishte e vështirë të integroheshit në treg?

Ligji digjital thotë: Kudo të jesh mund tja dalësh. Duke qenë se ne kemi operuar më parë në treg si agjensi marketingu, krahas informacionit mediatik mbi gaming ofrojmë edhe reklama. Prandaj në shumicën e rasteve klientët kanë ardhur vetë tek ne. pra mund të them që brenda një kohe të shkurtër jemi rritur shumë.

Cilat janë risitë që keni sjellë në treg?

Kur ne kemi filluar aktivitetin tonë, ka pasur pak gaming center në Tiranë. Sapo GameOn filloi nga puna, njerëzit na ndiqnin, interesoheshin për të rejat e gaming dhe e-sports dhe si pasojë këto qendra u shtuan. Në aspektin ekonomik kemi ndikuar pozitivisht, pasi sa më shumë qendra të tilla nënkupton aq më shumë punësim. Një risi tjetër për të cilën jemi krenarë është fakti se deri tani ne kemi identifikuar 10 lojtarë shqiptarë në nivele të larta globale përsa i përket industrisë së e-sport.Ne duam t’i promovojmë këta lojtarë dhe gjithashtu të nxisim pjesëmarrjen e tyre nëper kompeticione ndërkombëtare.

Lexo këtu: Tani mund të fitoni deri në 70 mijë dollarë në vit duke luajtur video-lojëra

Ju keni qenë një prej startup-eve pjesëmarrëse në Uplift-Albania (akselerator i startup-eve shqiptare). Gjatë natës finale ju morët edhe nje ftesë per të qenë pjesë e “Matchamking and Exposure”, në Berlin. Si ka ndikuar Uplift në startup-in tuaj?

Ekspozimi në Uplift na ndihmoi tej mase për të qartësuar vizionin tonë dhe për të mësuar më tepër rreth hapave të suksesit që duhet të ndjekë çdo startup. Përsa i përket ftesës që morëm, më lejo të them që nuk e prisnim dhe jemi shumë të lumtur që do marrim pjesë në një event të tillë, madje përveç vizitës në Berlin do të shkojmë edhe në një qytet tjetër të Gjermanisë, Cologna ku zhvillohet eventi i përvitshëm më i madh në botë për video game. Ky event quhet Gamescom.

Meqë po flasim për vizionin tuaj, a mund ta ndani me ne më specifikisht vizionin e GameOn Albania?

Patjetër. Shqipëria duhet të bëhet qendër për gaming në Europë, të jetë një pikë reference për pjesën adriatike. Ne synojmë të edukojmë audiencën lidhur me gaming dhe e-sports. Duam të krijojmë ekipe të cilët mund të konkurrojnë globalisht.

A keni partnerë në punën tuaj?

Po, vitin e kaluar kemi organizuar një event për lojtarët e gaming në partneritet me RedBull, i cili është ende partner i GameOn. Gjithashtu kemi pasur bashkëpunime me Cineplexx, Gjirafa, AlbaGame dhe së fundmi kemi firmosur bashkëpunimin më të ri me Telekom Albania.

 Ju keni rreth një vit e gjysmë në treg, a keni pasur probleme gjatë kësaj periudhe?

Më së shumti kemi pasur probleme teknike me serverat, por e kemi rikuperuar shumë shpejt. Edhe pjesa e self-funding ka qenë e vështirë, por ja kemi dalë sepse ne punojmë me shumë dëshirë për audiencën tonë fantastike.

Koncepti i gaming është i lidhur me fëmijët në Shqipëri. A është ky një koncept i gabuar, ç’mund të na thoni për audiencën e vërtetë të gaming?

Ky është një koncept tërësisht i gabuar. Ne kemi audiencë besnike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Sipas statistikave na ka rezultuar se 70% e audiencës së GameOn Albania është mbi 24 vjeç dhe në marrdhënie pune. Madje është shumë interesant fakti se mbi 24% e ndjekëseve tona janë femra.

Duke ju uruar shumë suksese në startup-in tuaj, do donim të dinim më shumë rreth planeve tuaja. Si e shihni GameOn Albania të pozicionuar në të ardhmen?

Potenciali ynë është të kemi një strukturim që do identifikohet globalisht, por kjo do jetë në varësi të avancimit të sportit elektronik ndërkombëtar. Gjithashtu synojmë që përmes platformës tonë mediatike të rrisim numrin e lojtarëve të gaming.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0