Tani mund të fitoni deri në 70 mijë dollarë në vit duke luajtur video-lojëra
Përditësuar së fundmi: 14/11/2019

Tani mund të fitoni deri në 70 mijë dollarë në vit duke luajtur video-lojëra

Share
nga Eridon Elshani
Nën 14, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

E-sports është një industri me rritje shumë të shpejtë dhe Forbes ka zbuluar 13 organizatat më të pasura në skenën e lojrave profesionale.

Këto organizata tejkalojnë vlerën e 100 milionë dollarëve.

Vlera totale e të hyrave gjatë këtij viti nga e-sports kap shumën e 1,1 miliardë dollarëve, që i bie 27 për qind më shumë për dallim nga viti i kaluar. Amerika e Veriut përbën 40 për qind të këtij “fitimi”.

Lexoni:

16 vjeçari fiton 3 milionë dollarë në një kompeticion të video lojës Fortnite

Në vendin e parë të listës Forbes është organizata amerikane dhe njëra nga ekipet më të popullarizuara të e-sports, Cloud9, e cila vlen 400 milionë dollarë.

Cloud9 pasohet nga ekipi SoloMid me vlerë prej 400 milionë dollarë, ku brenda këtij ekipi është edhe League of Legends Academy, PUBG, Fortnite dhe shumë lojëra tjerë të njohura botërore.

Garat në video-lojëra sot kanë një audiencë të gjerë – më saktësisht 454 milionë njerëz, kurse analistët e teknologjisë informative parashikojnë rritje me më shumë se 190 milionë persona të tjerë gjatë vitit të ardhshëm.

Lojtari fatlum Newzzo, është një i ri që fiton 70 mijë dollarë në vit.

Lexoni:

Adoleshenti shpërthen në lot sepse i është ndaluar të luajë Fortnite përgjithmonë, pasi u kap duke mashtruar

Rritja e e-sporteve moderne që sot po bën bujë nëpër botë, i ka rrënjët në Korenë e Jugut gjatë fundit të viteve të 90-ta, kur edhe filluan organizimet e garave të video-lojërave.

Sot gara më e madhe në botë është turneu ndërkombëtar në lojën online Dot 2, i pasuar nga IEM dhe International and Fortnite.

13 Organizatat e-sports më të pasura:

13. (Joint) Misfits Gaming (Vlerësuar $120 milion)
11. NRG Esports (Vlerësuar $150 milion)
10. 100 Thieves (Vlerësuar $160 milion)
9. G2 Esports (Vlerësuar $165 milion)
8. Team Envy (Vlerësuar $170 milion)
7. Fnatic (Vlerësuar $175 milion)
6. Gen.G Esports (Vlerësuar $185 milion)
5. Immortals Gaming Club (Vlerësuar $210 milion)
4. FaZe Clan (Vlerësuar $240 milion)
3. Team Liquid (Vlerësuar $320 milion)
1. (Joint) Cloud9 (Vlerësuar $400 milion)
1. (Joint) Team SoloMid (Vlerësuar $400 milion)

Dexerto



Evente