Galaxy Tab S3, Samsung prezanton tabletin e ri në shtator - Business Magazine Albania

Galaxy Tab S3, Samsung prezanton tabletin e ri në shtator


Samsung do të prezantojë në shtator tabletin e tij më të ri, të quajtur Galaxy Tab S3. Lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti teknologjik jugkorean.

Nuk dihen akoma shumë specifika për tabletin e ri, por nga një foto e publikuar dihet së paku dizajni që do te ketë ai.

Ai ngjan shumë me Galaxy Tab S2: ka një buton ‘home’ në pjesën e sipërme, një ekran 4:3 dhe ka një mburojë plastike përsëri.

Thuhet se do të ketë një proçesor Qualcomm Snapdragon 652 dhe një RAM 3 GB, bateri 4,000mAh dhe një memorie 32GB. Kamera parësore mendohet se do të jetë 8MP, kurse ajo dytësore 2MP.

Nuk dihet ende çmimi i pajisjes, por ajo pritet të kushtojë rreth 400 dollarë amerikanë.

 

Burimi: gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0