Galaxy Note 7 me probleme? Samsung reagon... - Business Magazine Albania

Galaxy Note 7 me probleme? Samsung reagon…


Sot më 2 Shtator, Samsung ka dhënë një deklaratë për shtyp në përgjigje të të gjithë rasteve të raportuara për probleme me Galaxy Note 7.

“Samsung ka përkushtimin për të prodhuar gjithmonë produkte sipas standardeve më të larta dhe ne trajtojmë me seriozitet çdo incident të raportuar nga klientët tanë të vyer. Si përgjigje ndaj rasteve të raportuara së fundmi për problemet me Galaxy Note7, ne kryem një investigim të plotë dhe gjetëm një problem me baterinë.”

“Deri sot, (1 Shtator), janë raportuar 35 raste të raportuara në gjithë botën dhe aktualisht ne po drejtojmë një inspektim të plotë me furnitorët tanë për të identifikuar në treg bateri që mund të jenë të ndikuar nga ky problem. Sidoqoftë, për sigurinë e klientëve tanë, të cilën e kemi prioritet, ne kemi ndalur së shituri Galaxy Note 7.”

“Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo mund të sjellë një situatë jo konveniente në treg, por po e bëjmë për t’u siguruar që Samsung të vazhdojë të shpërndajë produktet me cilësinë më të lartë për klientët tanë.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0