Galaxy Buds+: Ndrysho mënyrën se si përjeton audion

Galaxy Buds+: Ndrysho mënyrën se si përjeton audion


Duke u bazuar në përvojën e jashtëzakonshme të audios wireless të ofruar nga Galaxy Buds, Galaxy Buds+ të rinj të Samsung janë krijuar për të siguruar përvojën më të përshtatshme të dëgjimit, me cilësi edhe më të lartë.

Me teknologji të përparuar të altoparlantëve dhe mikrofonave, baterisë gjatë gjithë ditës dhe opsione të reja, për personalizimin e audios, navigimin dhe përshtatjen, Galaxy Buds+ lejojnë përdoruesit të shijojnë audio me cilësi të studios në kushtet e tyre.

Lexo: E ardhmja ndryshon formë: Shprehu me Galaxy Z Flip

Një përvojë audio e gjeneratës tjetër:

Me audio nga AKG, Galaxy Buds+ japin një përvojë inovative audio për përdoruesit në lëvizje. Samsung po rrit standartin e cilësisë së tingullit me Galaxy Buds+ të rinj. Përveç audios AKG, Samsung Galaxy Buds+ janë të pajisur me një sistem inovator me 2 altoparlantë, të kompletuar me një tweeter të shtuar për nota më të pasura dhe një woofer për tinguj të fuqishëm bas. Me Galaxy Buds +, çdo tingull është i ekuilibruar dhe i qartë, ashtu siç duhet të dëgjohet.

Për ata që mbështeten në kufjet e tyre wireless për thirrjet telefonike dhe thirrjet me video, Galaxy Buds+ janë të pajisur me tre mikrofonë, një të brendshëm dhe dy të jashtëm, për kapjen e zërit me qartësi maksimale. Mikrofonët e jashtëm theksojnë zërin tuaj dhe eliminojnë zhurmën e sfondit, në mënyrë që të mund të dëgjoheni gjithmonë, pavarësisht se ku jeni.

Me Ambient Sound të përmirësuar, përdoruesit mund të amplifikojnë botën e jashtme kur duan ose të zbusin zhurmën e sfondit kur duhet të qëndrojnë vigjilentë duke zgjedhur nga një gamë të cilësimeve të reja që përfshijnë të ulët, të mesëm, të lartë ose ekstra të lartë.

Nuk ka prizë? Pa problem:

Nuk ka asgjë më zhgënjyese sesa kur kufjeve wireless i mbaron bateria në mes të podcast-it dhe nuk ka asnjë prize në horizont. Falë një baterie të fuqishme 85 mAh, Galaxy Buds+ janë shoqëruesi i përsosur, për ata që duan të dëgjojnë kur janë në lëvizje.

Galaxy Buds+ ofrojnë njëmbëdhjetë orë muzikë, dhe ju mund ta dyfishoni atë në 22 orë vetëm duke i vendosur ato në kutinë e karikimit wireless 270mAh, i përsosur për dëgjimin në lëvizje. Kur përdoruesit janë me nxitim dhe duhet të karikojnë Galaxy Buds+, aftësitë e shpejta të karikimit mund të gjenerojnë 60 minuta dëgjim në vetëm tre minuta duke përdorur karikimin e lidhur, wireless, ose pajisje për pajisje me Wireless Powershare.

Lexo: Smartphone-t Samsung Galaxy cilësohen si më të mirët e vitit

Qëndroni në kontroll më lehtë se kurrë:

Aftësitë e reja touch të përshtatshme në Galaxy Buds + lejojnë përdoruesit të qëndrojnë nën kontroll edhe pa smartphone-in e tyre në dorë. Një prekje e vetme mund të luajë ose të ndalojë muzikë, një prekje e dyfishtë mund të kalojë në këngë tjetër ose t’i përgjigjet një telefonate dhe komanda touch & hold mund të personalizohet për çdo veprim tjetër, për të cilin përdoruesit kanë më shumë nevojë.

Për dëgjuesit e Spotify, me Galaxy Buds+, mund të vazhdoni të dëgjoni menjëherë muzikën tuaj të preferuar me një prekje të vetme. Përmes një gjesti të thjeshtë ‘Tap & Hold’, Spotify luan muzikë të rekomanduar, duke u bazuar në preferencat tuaja.

Lidhshmëria plotëson thjeshtësinë:

Galaxy Buds+ e bëjnë më të lehtë për përdoruesit shijimin e përvojës së tyre të dëgjimit wireless në disa pajisje vetëm një rregullim të thjeshtë. Pasi të çiftohen me një smartphone Galaxy, Galaxy Buds + janë automatikisht të disponueshme në të gjitha pajisjet e tjera të lidhura me të njëjtën llogari të Samsung.

Duke ripërcaktuar mënyrën sesi dëgjojmë audio, Galaxy Buds+ sigurojnë një mënyrë më të thjeshtë për të dëgjuar. Tani, kufjet e reja janë gjithashtu të pajtueshëm me iOS, në mënyrë që të mund të shijoni tiparet më të fundit në më shumë pajisje.

Galaxy Buds + janë gjithnjë të ndezur, gjithmonë të lidhur, dhe gjithmonë të qartë, në mënyrë që të mos mbeteni kurrë duke pritur për përmbajtjen që dëshironi.

Përfitoni nga mundësia unike kur porosisni paraprakisht një Galaxy S20+ ose S20 Ultra të re, Samsung ju jep kufjet premium wireless Galaxy Buds+.

Lexo: Samsung lançon papritur modelin e fundit Galaxy Z Flip

Rreth Samsung Electronics:
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0