Gabimet që prindërit bëjnë kur fëmijët e tyre qasen në tregun e punës - Business Magazine Albania

Gabimet që prindërit bëjnë kur fëmijët e tyre qasen në tregun e punës

Një dukuri që po e shoh me vite të tëra, e cila mendoj se është fatale për shoqërinë tonë është se prindërit e këqinj i edukojnë fëmijët duke ju thënë: Fëmija im, mos u lodh shumë në punë, nuk ja vlen, nuk e vlerëson kompania punën sado që do të mundohesh dhe bën përpjekje, drejtori që ke ka krijuar pasuri, ka vetura, ka kapital, mos u bëj budalla, puno sa me mbajt vendin e punës…
Kjo ndodh gjithandej, pa marrë parasysh a punon në sektorin privat apo publik. “Sakatosja” tjetër bëhet duke ju thënë fëmijëve këtu në trojet shqiptare nuk bën, s’ka shpresë, s’ka suksese, të gjithë janë hajna, duke filluar nga bizneset deri tek shteti. Ndër të tjera, ka të tillë që i inkurajojnë fëmijët e tyre me dal jashtë vendit të migrojnë vetëm për përfitime financiare, sa për të thënë që i kam fëmijët jashtë dhe po më çojnë para…

Thjesht me duart e tyre i dëmtojnë fëmijët e tyre, gjë që rezulton me pakënaqësi në vendin e punës, në vendin ku jeton, me demoralizim, depresion, demotivim, dëshpërim dhe reflekton me mos mundësi të zhvillimit të karrierës dhe përparimit, përfitimeve materiale, financiare, shpirtërore dhe shume tjera që i sjell kur personi ja di vlerën punës dhe zhvillohet. Me fjalë të tjera, prindi krijon dembela dhe “parazitë”, pasi që vet prindërit do t’i shohin rezultatet më vonë.
  Realisht, mendoj se këshillat e duhura për fëmijët duhet të jenë si psh:
Djali apo vajza ime, të është dhënë një super mundësi pune, shfrytëzoje, mëso aq sa ke mundësi dhe hapësirë, zgjero rrjetin e kontakteve duke njohur sa më shumë persona, shtoji vlerë vetes tënde dhe bashkëpunëtorëve tu, jepe kontributin tënd profesional dhe zhvilloje karrierën tënde.

Lexo edhe: 13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Në trojet shqiptare, ka shumë mundësi për të filluar një punë dhe të zhvillohesh, ka shumë modele te suksesit në cdo fushë, si në: sport, muzikë, art, mjekësi etj., prej të cilave mund të shohim fakte reale që dëshmojnë suksesin, punën dhe angazhimin që ti bën. Për këtë arsye, është e rëndësishme që fëmijët t’i përgatitim se suksesi nuk është një punë e lehtë dhe nuk arrihet brenda natës. Ai kërkon shumë angazhim, durim dhe përmirësim të vazhdueshëm. Një gjë e tillë më ndodh edhe mua… shpesh në shtëpinë time më ankohen prindërit se une jam duke punuar shumë e nuk po gjej kohë pëe pushim asnjëherë. E di që këto fjalë vijnë si rezultat i empatisë që mund të kenë për mua si fëmiu i tyre, mirëpo unë mendoj se fjalët e duhura që do të më frymezonin nga ata, të ishin: Je duke e bërë një punë shumë të mirë, po iu ndihmon shume personave dhe bizneseve, shfrytëzoje kohën që ken ë dispozicion dhe jepe më të mirën nga vetja jote. Kjo, është mënyra ime e funksionimit më fëmijët e mi, përvec edukimit profesional, i këshilloj të punojnë, me qëllim që të krijojnë shprehinë e punës (vlen për Festën 22 vjecare dhe Veronin 15 vjecar). Ndonjëherë edhe bashkëshortja ime e dashur, Gonxhja, më kritikon që po i angazhoj fëmijët me shumë punë, mirëpo përgjigjem në këtë formë: a është më mirë të punojmë e zhvillohemi apo të humbim kohën në telefon apo në rrjete sociale?!

Për trajnime dhe ngritje profesionale për ju dhe stafin tuaj, ne kontaktoni në sales@denisgafuri.com apo

+383 49 893 693

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0