FXLider ofron kursin online pa pagesë: "Si të tregtoni me Bitcoin?" - Business Magazine Albania

FXLider ofron kursin online pa pagesë: “Si të tregtoni me Bitcoin?”


Bitcoin është një lloj i parasë dixhitale (monedhë kripto) popullariteti i të cilit në të gjithë botën rritet nga viti në vit. Çfarë e bën atë të ndryshëm nga paratë konvencionale është që asnjë institucion nuk e kontrollon rrjetin e Bitcoin, që do të thotë se banka nuk mund të kontrollojë paratë tuaja. Në prill të vitit 2010, çmimi i një Bitcoin ishte 0,003 dollarë amerikanë, ndërsa sot çmimi i një Bitcoin është mbi 2500 dollarë.

FXLider po organizon një kurs falas online për të gjithë ata që janë të interesuar për të mësuar se si të tregtojnë me Bitcoin ose ata që investojnë në veten e tyre dhe duan të zgjerojnë njohuritë e tyre. Kursi është përshtatur për çdo kohë të lirë të të gjithë aplikantëve dhe ju mund të regjistroheni nëpërmjet formularit të mëposhtëm. Duke plotësuar aplikimin automatikisht ju hapni një llogari tregtare në të cilën ju do të praktikoheni gjatë kursit.

Plotësoni formularin këtu dhe përfitoni një kurs falas online “Se si të tregtoni me Bitcoin“.

Pak më shumë se dy muaj pas periudhës së rritjes intensive të çmimit, Bitcoin ka arritur një moment simbolik duke tejkaluar çmimin e një onsi për ar. Që atëherë çmimi ka vazhduar të rritet dhe ka arritur 2,500$.

Ndërkohë, shumë shtete kanë deklaruar Bitcoin legjitim, që si masë të madhe ka pasur një ndikim pozitiv në çmimin e saj. Në Japoni kohët e fundit, shumë shitës mundësojnë blerjen e Bitcoin që çoi në rritje prej gati 80% dhe Japonia po bëhet tregu më i madh për Bitcoin në botë. Investitorët presin që së shpejti shumë shtete të tjera të legalizojnë këtë lloj tregtimi. Midis tyre është Australia, e cila nga korriku i këtij viti ka deklaruar Bitcoin tender ligjor, si dhe një vendim i tillë shumë shprejt pritet edhe nga Rusia.

Një nga arsyet pse çmimi i Bitcoin ishte i lartë deri këtë vit, është se ajo nuk është e ndikuar nga qeveritë shtetërore. Bitcoin monitorohet me anë të të dhënave publike në internet të njohura si “zinxhir bllok”. Numri i bitocoin përfundimtar mund të prodhohet nëpërmjet një procesi të quajtur “minierave” dhe në fakt paraqet zgjidhjen e problemeve komplekse matematikore. Një nga tërheqjet më të madhe të kësaj mënyrë të tregtisë është se edhe pse transaksioni regjistron përdoruesit publik kryerja e transaksioneve mbetet anonim.

burimi: zeri.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0