Futuristic Canvas: Të rinjtë shqiptarë sjellin inovacion në art - Business Magazine Albania

Futuristic Canvas: Të rinjtë shqiptarë sjellin inovacion në art

Futuristic Canvas

Me rastin e shpalljes së Tiranës “Kryeqytet Europian i Rinisë” për vitin 2022, me dhjetra aktivitet janë organizuar nga të apasionuar pas kulturës, artit, zhvillimit, biznesit, jetës studentore, e shumë fusha të tjera. Në thirrjen e bashkisë për të mbështetur projekte që nxisin zhvillimin tërësor të kryeqytetit bën pjesë edhe projekti i Majlinda Bara, Futuristic Canvas, inovacion i gërshetuar me art. 

Projekti Futuristic Canvas është financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Tirana EYC 2022 stimulon të rinjtë të bëhen më proaktivë për çështjet që i shqetësojnë ata, si edhe më të prirur për të shfrytëzuar mundësitë ekzistuese. Me këtë qëllim erdhi në jetë edhe projekti në fjalë.

Futuristic Canvas dëshironte të nxiste angazhimin e rinisë në zhvillimin dhe qëndrushmërinë e artit dhe kulturës përmes teknologjisë digjitale duke sjellë në vëmëndje veprat artistike të 10 të rinjve shqiptarë. Përzgjedhja e 10 artistëve të rinj pjesëmarrës u bë me anë të një thirrje e cila u afishua në ambientet e Akademisë së Arteve dhe në faqen zyrtar të akademisë. 

Tirana Youth Capital

Artistët e përzgjedhur janë:

  • Ersa Kana 
  • Erolda Cela 
  • Albi Yzo
  • Joan Kapo
  • Sara Feta
  • Klea Beqiraj
  • Sofika Lleshi
  • Kristi Qorri
  • Ron Resuli
  • Egi Pipero

Ky projekt unik për artin dhe vlerat kulturore të Shqipërisë, synon të krijojë një urë lidhëse mes potencialit artistik të rinisë shqiptare dhe teknologjisë së të ardhmes. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0