Fushata e financuar nga BE, “Peach Flavors West Balkans” erdhi në Tiranë! - Business Magazine Albania

Fushata e financuar nga BE, “Peach Flavors West Balkans” erdhi në Tiranë!

Në kuadër të zbatimit për të tretin vit me radhë të fushatës së financuar nga BE “Peach Flavors Balkans,” u zhvillua një event i veçantë B2B gjatë të cilit u realizua një prezantim produkti dhe një shfaqje live me gatime të ndryshme nga shefi i kuzhines se Tirana Marriott Hotel, Abi Cani. Eventi u zhvillua ditën e enjte, më 7 nëntor 2024, në orën 17:30, në Sallën e Foyer Hall I, Kati i 3-të, “Tirana Marriott Hotel” (Sheshi Italia, Tiranë 1001) në qytetin e bukur të Tiranës.

 

Gjatë eventit, pjesëmarrësit patën mundësinë të informoheshin nga dietologia me eksperiencë, znj. Viktoria Naco, mbi vlerën e lartë ushqyese të pjeshkëve të konservuara evropiane nga Greqia, ndërkohë që përfaqësues nga organizatat pjesëmarrëse prezantuan detaje mbi procesin e prodhimit të tyre.

Paralelisht, ata shijuan pjata të përgatitura posaçërisht bazuar në pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia dhe zbuluan shijen e tyre të shijshme, freskinë dhe aromën, në një show gatimi të drejtuar nga Shefi i kuzhinës i Tirana Marriott Hotel, z. Abi Cani.

Pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia janë të famshme në mbarë botën për shijen e tyre të këndshme dhe freskinë e jashtëzakonshme, pasi ato përpunohen dhe standardizohen me kriteret më të rrepta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore menjëherë pas korrjes.

Fushata e financuar nga BE “Shijet e Pjeshkës Ballkanike Perëndimore” synon të promovojë pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia për konsumatorët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe konsumimin e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0