Fuqizimi ekonomik i grave, auditimi: Ndodh në letra, por jo në mbështetje buxhetore - Business Magazine Albania

Fuqizimi ekonomik i grave, auditimi: Ndodh në letra, por jo në mbështetje buxhetore

Fuqizimi ekonomik i grave

Shkruar nga Nertila Maho, Monitor

Fuqizimi ekonomik i gruas, si pjesë e axhendës së Kombeve të Bashkuara për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, ka zënë pjesë të rëndësishme në programe e dokumente qeveritarë, por jo gjithmonë këto synime janë reflektuar në mbështetje reale me fonde.

Kontrolli i Lartë i Shtetit mori në auditim disa institucione dhe programe specifikë, të lidhura me fuqizimin ekonomik të gruas dhe treguesit e siguruar shfaqin një realitet të ndryshëm nga angazhimet që janë në letra.

KLSH vlerëson se, pavarësisht përpjekjeve pozitive në drejtim të rrënjosjes së kulturës së barazisë gjinore në Shqipëri, ende mbetet shume për të bërë në këtë drejtim.

“Në veçanti, krijimi i një qasje të re nga Qeveria Shqiptare për të nxitur kulturën e barazisë gjinore në të gjitha aspektet e shoqërisë shqiptare duhet të realizohet përmes: rritjes së impaktit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor; promovimit dhe vendosjes treguesve të matshëm sasior e cilësor gjinor në buxhetet e institucioneve; koordinimit midis institucioneve për zbatimin e strategjive të barazisë gjinore dhe integrimin e tyre me strategjitë sektoriale; monitorimit të saktë të këtyre politikave për të konkretizuar angazhimin e grave në të gjitha fushat e ekonomisë të vendit tonë që sigurojnë fuqizimin e tyre” thuhet në auditim.

Duke u ndalur në fushën e punësimit KLSH konstaton se Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, në cilësinë e institucionit përgjegjës për zbatimin e politikave aktive të nxitjes së punësimit, nuk ka qenë plotësisht efektive në aktivitetin e saj për punësimin e grave sidomos të grave që ndjekin kurset e aftësimit profesional si, mosrealizim të objektivave ndërmjet 85 – 88%, ku indeksi i barazisë gjinore për kurset e formimit profesional është 32 – 46% të pjesëmarrësve gra për periudhën 2017 – 2021 dhe rezultatet e punësimit të tyre është 39.7%.

Ndërkohë në fushën e zhvillimit bujqësor rural auditimi nënvizon se shpenzimet për produktin Gjinor e përshkruar gjerësisht në Strategjitë Kombëtare të Barazisë Gjinore 2016 – 2020 dhe 2021 – 2030 nuk janë siguruar të plota ose janë në nivele të papërfillshme krahasuar midis buxhetit total të ministrisë dhe institucioneve të saj të varësisë.

Sa i takon efektivitetit të veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore (KKGJB) në MSHMS dhe makinerisë gjinore përfshirë këtu edhe sektorin e barazisë gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është evidentuar se, KKBGJ nuk ka zhvilluar mbledhjet rregullisht, qoftë si organ këshillimor apo dhe si faktor në fuqizimin ekonomik të gruas në vendin tonë në kushtet normale apo të situatave të emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore.

Lexo: Ju prezantojmë SUV i vogël plotësisht elektrik Volvo EX30, aty ku siguria në qytet është një tjetër nivel

Sekretariati Teknik i KKBGJ nuk ka funksionuar me strukturë të plotë dhe nuk ka të dokumentuar proces-verbalet dhe vendimmarrjet në to.

Auditimi konstaton se në nivel vendor janë caktuar punonjësit përgjegjës për barazinë gjinore në 61 bashkitë e vendit, por këto në shumicën e rasteve këto janë koordinatorët vendor kundër dhunës në familje, punonjësit për mbrojtjen e fëmijës, specialistët për ndihmën ekonomike dhe pagesat për aftësinë e kufizuar etj., duke krijuar mbivendosje detyrash dhe mbingarkesë në punë.

Për të gjitha këto gjetje KLSH ka bërë rekomandime lidhur me hapa konkretë që duhet të hedhin institucionet për të përmbushur në mënyrë më të plotë angazhimet në funksion të fuqizimit ekonomik të gruas./N.Maho


Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0