Më shumë se 100 liderë botërorë, përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, Xi Jinping të Kinës dhe presidentin brazilian Jair Bolsonaro, janë zotuar t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030.
Marrëveshja është dakordësuar në samitin COP26, ndërsa pritet shumë shpejt edhe firmosja e marrëveshjes.
Vendet pjesëmarrëse në skemë bënë një sërë premtimesh ndërsa u zotuan të punojnë kolektivisht “për të ndalur dhe rikthyer humbjen e pyjeve dhe degradimin e tokës deri në vitin 2030”.
Këto përfshinin garanci për të lehtësuar politikat tregtare që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe prodhimin dhe konsumin e qëndrueshëm të mallrave, si dhe një zotim për të zbatuar ose ridizajnuar politika bujqësore për të nxitur bujqësinë e qëndrueshme.
Angazhime financiare do të ndërmerren gjithashtu për të rritur ndjeshëm investimet si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat në fusha si bujqësia e qëndrueshme, ruajtja dhe restaurimi i pyjeve dhe mbështetja për komunitetet indigjene që shpesh preken drejtpërdrejt nga shpyllëzimi në pjesë të botës.
Vendet e tjera që do të nënshkruajnë marrëveshjen do të përfshijnë Britaninë e Madhe, Australinë, BE-në, Indonezinë, Nigerinë dhe Pakistanin. Në total do të jenë 105 nënshkrues.
India – një nga ndotësit më të mëdhenj në botë – mungonte dukshëm në listën e vendeve që pajtoheshin me Deklaratën e Udhëheqësve të Glasgout mbi Pyjet dhe Përdorimin e Tokës.
Narendra Modi, kryeministri i Indisë, u zotua të hënën të arrijë emetimet neto zero të karbonit deri në vitin 2070, një datë dy dekada përtej objektivit të vendosur nga organizatorët e COP26.
Presidenti brazilian Bolsonaro, i cili është zotuar të nënshkruajë marrëveshjen, u përball me dënimin ndërkombëtar për shpyllëzimin dhe zjarret në pyjet tropikale të Amazonës në vitet e fundit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.