Fujitsu, historia e një transformimi të shëndetshëm nga hardware tek Data Center - Business Magazine Albania

Fujitsu, historia e një transformimi të shëndetshëm nga hardware tek Data Center


Kur flasim për kompanitë e teknologjisë në mendje kemi emrat e mëdhenj ndërkombëtare, me ndikim të fortë në jetët tona edhe pse kanë pak vite jetë.

Në këtë botë, ku teknologjia po ecën me ritme të shpejta sa as vetë nuk e di se ku po shkon, është interesante të kuptojmë se edhe mes risive më të mëdha, kanë vlerë themelet e hershme tradicionale. Tipike e suksesit në këtë drejtim është kompania japoneze e përmasave ndërkombëtare prej mbi 80 vitesh. Flasim për Fujitsu, e cila pak ditë më parë, mblodhi të gjithë partnerët e saj të Europës Juglindore në Sofie të Bullgarisë.

Në rajon, grupi i Fujitsu ka përfaqësi zyrtare prej 20 vitesh. Një takim një ditor me dhjetëra partnerë të Ballkanit, paraprin takimin e madh që çdo vit kompania bën në Hamburg, ku mblidhen mbi 13 mijë veta, diskutojnë dhe njohin teknologjitë e reja.

Prodhuesi japonez i teknologjisë hardware dhe software, ka në parimet bazë të tij partneritetin e qëndrueshëm. Mjafton t’u themi se në Shqipëri, prej 20 vitesh, partneritetin e ka me një kompani në fushën e teknologjisë. Edhe përfaqësuesit e Fujitsu, drejtues për shitjet e marketingun në rajon, kanë 10-15 vite pranë kësaj kompanie. Një pikë e fortë për të hedhur hapin e transformimit drejt risive.

Gabriel Pavel, drejtor i shitjeve për 10 vende në rajonin e Ballkanit, na tregon se, “dhjetë vite më parë, i gjithë biznesi zhvillohej me fokus klientët (desktop, lap-top) ndërsa sot më shumë se 55% e aktivitetit është e fokusuar tek data center, servera, storage. Po rritemi shumë shpejt në data center”.

Sipas tij, në këtë rritje, ka dy faktorë. I pari është shërbim cilësor tek data center, ku kompania sigurohet që këto teknologji të punojnë 24 orë për 7 ditë

Mes kompanive të teknologjisë, të fituarit janë ata që ndërtojnë partneritete. Pavel tregon se Fujitsu ka partneritet me Microsoft, VMware, SAP e shumë kompani të tjera, duke siguruar një zgjidhje full-option për blerësit. Kërkesa për sisteme të integruara, është në rritje të vazhdueshme. Ne kemi një zgjidhje tonën për software storage. Aktiviteti në data center po rritet 20-30% në vit.

Krahas kërkim-zhvillimit, investimet e kompanive të teknologjisë, janë fokusuar edhe tek fuqizimi i rrjetit të partnerëve përmes trajnimeve të tyre.

Zdravko Dimov, menaxher për partnerët Shqipëri, Kosovë, Maqedoni tregon se, “edhe pse nuk kemi shumë partnerë, po punojmë shumë mirë me ta. Preferojmë të zhvillojmë partnerë që besojnë shumë në teknologjinë tonë. Sot në fakt po flasim për risi si Smart City, Inteligjenca Artificiale, etj, Ndaj sot kërkohen edhe energji të reja”.

Vyara Changarova, është menaxhere e shitjeve për Bullgari, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Zyra e saj mblodhi në Sofie, partnerët rajonalë, disa prej të cilëve u vlërësuan edhe me çmime.

Në një intervistë për Businessmag, Changarova tha se, “në pesë vitet e fundit, teknologjia po kërcen me shpejtësi dhe në shumë raste nuk jemi as të përgatitur për një amplitudë të tillë. Në këtë erë të re, nga njëra anë, të gjithë ne, si kompani dhe njerëz kemi më shumë mundësi se kurrë. Falë teknologjisë mund të jemi kudo dhe mund të shkëmbejmë informacion menjëherë pa ndërprerje. Kjo po ndryshoh modelin e biznesit, marrëdhëniet”.

Sipas saj, një prej sfidave më të mëdha është siguria kibernetike. Ndaj kryefjalë në bisedën me partnerët është besimi. “Sot lidhjet janë më të gjëra se kurrë dhe do të shtrihen edhe më tej. Lidhjet mes kompanive, kompanive dhe njerëzve, apo mes njerëzve. Është e nevojshme që teknologjia të na lidhë, por në një formë të sigurt. Në këtë rast vlen më shumë se kurrë ofrimi i besimit”, thotë ajo.
Pikërisht aty ku lindin pikëpyetje, janë edhe përgjigjet. Ndaj sipas Changarovës, “teknologjia duhet të na ndihmojë të ndërtojmë besimin. Nëse jemi një kompani apo person, duhet të mund të besojmë në ndarjen e të dhënave. Diçka që mund të rregullohet me normat e  reja të GDPR dhe gjetjet e kompanive në drejtim të sistemeve më të sigurta.

Përfaqësuesja e rajonit thotë se, “ne po punojmë me teknologji të frymëzuar nga quantum computing technologies. Shoqëria ka nevojë që çështjet të zgjidhen. Flasim edhe për raste kur pajisjet përdoren për kërkime shkencore. Ne po sigurojmë një shpejtësi në llogaritjen dhe ofrimin e rezultatit. Ne kemi njësi ku kombinojmë çdo desktop dhe plotësojmë të gjitha zgjedhjet në data center dhe mundësojmë që të dhënat të jenë të mbrojtura”. Fujitsu PalmSecure është një produkt i Fujitsu që edhe pse prej kohësh, ka marrë vëmendje së fundi.

BNT Electronics, kontributori më i madh i brandit për rajonin

BNT Electronics, e cila operon prej mbi 20 vitesh në Shqipëri mori çmimin si kompania me kontributin më të madh ndaj brandit këtë vit. Select Awards për distributorët, partnerët apo klientët bëhet çdo vit nga Fujitsu, çmimet jepen për kompleksitetin e projektit, rritjen apo edhe zhvillime të tjera.

“Çmimi i BNT electronics, ishte kontributi më i madh ndaj brandit, çka nënkupton ndërgjegjësimin për brandin, aplikimin dhe adaptimin e teknologjisë, përqasjen në tregun shqiptar”, thotë Kristi Bojdani, menaxher projektetsh pranë BNT.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0